Arsimi më afër BE-së?! Hapet Kolegji i Evropës në Tiranë

Studentët nga Shqipëria, Ballkani Perëndimor, por edhe nga Europa e më gjerë mund të aplikojnë online për të studiuar në Kolegjin Europian të Bryzhit. Kolegji i Europës do të çelë nesër dyert në Tiranë, me të parin kampus jashtë BE, duke i hapur dyert njëkohësisht arsimimit të nivelit botëror për studentët shqiptarë.

Për Presidenten e KE Ursula von der Leyen, hapjen e degës së tretë të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë, do të krijojë për Ballkanin Perëndimor një urë të fortë drejt Bashkimit Europian. Von der Leyen dha po ashtu edhe lajmin e mirë se Komisioni Europian do verë në dispozicion 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme për të gjithë studentët e Ballkanit Perëndimor

Hapja e Kolegjit të Evropës në Shqipëri është një tjetër hap I rëndësishëm që e lidh Shqipërinë në mënyrë permanente me Perëndimin, një investim strategjik në fushëm e arsimit dhe të Integrimit Europian, thotë Albert Rakipi, Kryetari I Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkobmëtare.

Rektorja e Kolegjit të Europës Federica Mogherini  nënshkroi me Ministren e Arsimit Evis Kushi, një memorandum bashkëpunimi që e anëtarëson Shqipërinë në Këshillin administrativ të Kolegjit të Europës. Shqipëria bëhet kështu vendi I parë nga nga të gjitha vendet aspirante për t’u integruar në BE që do të ketë një zë në qeverisjen e Kolegjit të Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here