“Dashuria për Perëndinë” Si i fitonte Kostandini i Madh betejat…

Kur perandori, Kostandini i Madh ishte në fushë betejë me legjionet e tij, ai kishte dhe një kishëz portative, ku lutej rregullisht dhe ku kryheshin shërbesa fetare. Ai gjithashtu kishte vendosur që 50 legjionarë te zgjedhur të mbanin Labarumin me shkronjat (XP- ΧΡΙΣΤΟΣ) për të treguar sa më shumë dashurinë e tij për Perendinë.

Shkelqimi ushtarak dhe përkushtimi i madh i perandorit ndaj Perendisë frymëzoi legjionet e tij drejt fitoreve te njëpashnjeshme duke filluar nga viti 312 dhe deri në kalimin në amshim vitin 337.

Legjionet e Kostandinit te Madh, të frymezuar nga Perëndia dhe nga dashuria e tyre e madhe për besimin e Krishterë, përpara çdo beteje i luteshin Perendisë duke thënë:

Ne e dimë se ti je Perëndia i vetëm
Të thërrasim për ndihmë.
Prej teje marrim fitoren
Ne e njohim hirin tend në bekimet e tua
Shpresojme tek ti per të ardhmen.
Të gjithë të lutemi, të përgjërohemi
Për të ruajtur mbretin tonë Kostandin të sigurt e fitimtar deri në fund të ditëve tona. (1)

1-MacMullen, Ramsey; Constantine, 1969

(Përgatiti Konstandin Luçi)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here