Dashi
Është shumë e rëndësishme të merrni vendime të drejta për jetën tuaj. Kalimi i Marsit përmes shenjës së Peshores dhe eklipset që pasojnë, kanë një karakter pastrues dhe rinovues. Mos ngurroni të rishikoni atë që është përcaktuar qartë në krahasim me nevojat tuaja reale. Nis një periudhë e re, në një mënyrë disi episodike, e cila parashikohet të jetë vendimtare për zhvillimin tuaj të ardhshëm, ndërsa veprimet që do të ndërmerrni për t’u përballur me ngjarjet e këtij muaji mjaft të turbullt do të kenë pasoja afatgjata. Pra, duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm në menaxhimin e çështjeve tuaja emocionale, por edhe profesionale. Shmangni konfliktet në punë dhe tregohuni proaktiv në menaxhimin e parave tuaja.
Demi
Parashikohen riorganizime të mëdha profesionale, të cilat janë të nevojshme për të përshtatur interesat tuaja aktuale me ndryshimin e përgjithshëm të klimës së kësaj vjeshte. Çdo fillim i ri kërkon trajtim të kujdesshëm, sepse do të ketë një pasiguri financiare për një vit të tërë. Emocionalisht jeni ende në të njëjtën situatë, por shpejt, kushtet do të lejojnë një përmirësim të dukshëm. Ajo që shumica prej jush duket se kanë nevojë është paqja dhe kujdesi për veten. Disa prej jush tashmë kanë disa probleme shëndetësore që nuk do të ishte e këshillueshme t’i neglizhoni. Eklipset e këtij muaji do të ndikojnë në zvarritjen e një çështjeje dhe humbjen e një lidhjeje.
Binjakët
Mbroni veten nga aksidentet apo acarimet në punë apo në mjedisin e ngushtë dhe mendoni seriozisht për të ardhmen tuaj, pa lënë kokëfortësi apo egoizëm t’ju udhëheqë. Eklipset e tetorit do të ndikojnë në një marrëdhënie romantike dhe do t’ju edukojnë me diçka që konsiderohet kreativitet, apo prodhim. Këtë muaj e kuptoni se keni nevojë për një ndryshim thelbësor, por kjo nuk duhet bërë me nxitim apo pamaturi. Emocionalisht, pesha e ngjarjeve bie mbi komunikimin dhe mirëkuptimin. Bëni pjesën tuaj për të parë rezultatin e qetë të asaj që keni premtuar, për të mbështetur ndryshimet që kuptoni se duhen bërë dhe për t’i dhënë shtysë aktiviteteve të përbashkëta e të këndshme. Së fundmi, mos jini të paduruar sepse muaji do të ketë vonesa!
Gaforrja
Çdo vështirësi financiare do jetë e përkohshme. Megjithatë, problemet familjare dhe profesionale do të vazhdojnë. E gjithë kjo për shkak të eklipseve të këtij muaji të cilat ndodhin në datat 14 dhe 28. Nëse i trajtoni kushtet që keni në punë me mençuri dhe largpamësi, do të jeni mjaft të lodhur por do të vendosni ndryshime thelbësore të kushteve, të cilat do t’ju lejojnë një muaj më vonë, për të arritur disa nga pritjet tuaja. Në familje, vështirësitë mund të nisin nga debatet ose një problem shëndetësor i dikujt tuaj. Do të keni një shkëndijë të zhvillimit në mes të muajit dhe do t’ju duhet të përballeni me problemet që në fillesat e tyre. Mos harroni se është mirë të shmangni shtyrjen e situatave ekstreme dhe të mos tregoheni pesimistë apo nervozë.
Luani
Tensioni i tepërt, ndikon në nervat tuaja dhe ekziston rreziku për të dëmtuar interesat tuaja, por edhe për të përmbysur ekuilibrin tuaj mendor. E gjithë kjo për shkak të eklipseve të këtij muaji, por edhe kalimit të Marsit përmes Akrepit, pas datës 12 të muajit. Mos jini të pamatur me financat tuaja dhe mos u angazhoni për kredi apo marrëveshje që do të jenë të vështira për t’u përballuar më vonë. Kini kujdes gjithashtu kur diskutoni ose bini dakord për diçka profesionale, kur drejtoni makinën ose punoni me makineri dhe kur bëni negociata tregtare ose financiare. Muaji do jetë shumë i ngarkuar dhe në punë nuk do mungojnë lodhjet dhe incidentet e papritura.
Virgjëresha
Është koha për të ndërmarrë veprime për të ndihmuar veten, për t’u përshtatur me kushtet e reja që do të mbizotërojnë në jetën tuaj. Pa irritime dhe vendime të nxituara, fokusohuni në interesat tuaja të reja dhe mos qëndroni të lidhur me marrëdhëniet dhe problemet që lidhen me të kaluarën. Kalimi i Marsit përmes Peshores dhe eklipset e tetorit do t’ju vështirësojnë për pak kohë financiarisht, por edhe në komunikim. Në këtë Vjeshtë të vështirë, kalimtare, pranoni veten në fillim dhe jini të sigurt se edhe të tjerët do t’ju pranojnë. Shmangni veprimet e rrezikshme financiare, mos shisni pasuri të paluajtshme dhe rregulloni çështjet e pazgjidhura që lidhen me pronën.
Peshorja
Ky muaj do të jetë një kohë intensive për shumicën prej jush. Së pari, deri në datën 12 të muajit Marsi përfundon kalimin e tij në shenjën tuaj dhe së dyti, pasojnë dy eklipse, një diellor në datën 14 dhe një hënor në datën 28 të muajit. Shmangni situatat e vështira, mos nxitoni për të marrë vendime dhe mos shkaktoni komplikime të reja në jetën tuaj personale. Tregohuni më të përgjegjshëm në kryerjen e punës tuaj, kufizoni shpenzimet tuaja ditore dhe mos u përfshini në komente që mund të çojnë në keqkuptime. Nuk do mungojnë as vështirësitë emocionale, por do të jenë të përkohshme. Mos ngurroni të bëni ndryshime në ndërveprimet tuaja sociale.
Akrepi
Psikologjia juaj është mjaft e vështirë dhe ju ndjeni shumë nevojën për t’u marrë me diçka që do t’ju interesojë shumë. Mos nxitoni të hidhni peshën mbi diçka sentimentale, sepse me siguri që do të zbuloni se nuk është ajo që do t’ju mbulojë. Kini parasysh gjithashtu që nga data 12 e muajit Marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe kjo do të sjellë rritje të nervozizmit, por edhe avari të ndryshme. Kujdesuni për sigurinë e mjedisit tuaj profesional dhe shmangni inovacionet apo startup-et në këtë hapësirë, tani! Emocionalisht nuk do mungojnë telashet, megjithatë, një mik i mirë mund t’ju ndihmojë shumë, për sa kohë që i jepni të drejtën dhe provat për ta bërë këtë.
Shigjetari
Megjithë ankthet dhe dyshimet tuaja për suksesin e orvatjeve tuaja, tetori, pavarësisht nga eklipset e tij, nuk është një muaj aq i keq për ju. Sigurohuni që të përfitoni nga mundësitë që sjell në çdo fushë. Organizoni aktivitetin tuaj, vendosni qëllimet tuaja, zgjeroni rrethin tuaj shoqëror, bëhuni më fleksibël dhe më të shkathët. Sektori i familjes vazhdon t’ju preokupojë dhe një person i juaji mund t’ju zhgënjejë. Eklipset e tetorit rëndojnë në psikikën tuaj dhe i bëjnë të bezdisshëm çdo veprimtari prapa krahëve në jetën tuaj. Emocionalisht do ndiheni pak meteor, por lëreni kohën të provojë të vërtetën që kërkoni.
Bricjapi
Përpiquni të rregulloni çdo tepricë financiare dhe mos i shtyni aktivitetet që lidhen me një problem pronësor apo familjar. Jini veçanërisht të kujdesshëm në fushën e punës dhe, më ambicioz, për sa i përket karrierës apo aktivitetit tuaj të pavarur profesional. Eklipset e tetorit do të çrregullojnë fort boshtin e jetës personale dhe profesionale dhe të përditshmërisë. Merreni realisht situatën, mos reagoni kur është e sigurt se nuk do të arrini asgjë vendimtare dhe mësoni të prisni momentin e duhur për të imponuar pikëpamjet tuaja.
Ujori
Mos debatoni me njerëz që janë emocionalisht të afërt me ju dhe mos lejoni që çështjet tuaja emocionale të ndikojnë në kreativitetin ose disponimin tuaj. Kushtojini vëmendje negociatave që do të bëni, çështjeve tuaja ligjore, si dhe lëvizjeve tuaja të detyrueshme. Profesionistët e pavarur do të testohen nga incidente të ndryshme dhe studentët duhet të jenë të kujdesshëm në performancë. Mos nxitoni të filloni diçka radikale, mos diskutoni planet tuaja dhe mos u angazhoni për marrëveshje ose marrëdhënie që mund t’ju çojnë në pengesa të reja. Eklipset e tetorit mund të pengojnë një partneritet, t’i japin fund një lidhje dashurie apo të ndryshojnë një lëvizje në karrierë.
Peshqit
Kujdesuni të mos e lodhni veten me probleme që nuk mund t’i zgjidhni. Mos e ekspozoni veten ndaj rreziqeve dhe mos e neglizhoni shëndetin dhe punën tuaj. Mos lejoni që përmirësimi juaj financiar të bëhet një kurth për veprime të rrezikshme ose shpenzime të reja. Gjatë gjithë muajit, lëvizni me kujdes dhe në mënyrë proaktive. Disa ndryshime janë të nevojshme, por kjo është më shumë çështje planifikimi dhe organizimi. Shpesh nervat tuaja do mbeten të tensionuara dhe nuk duhet të jeni absolut, por jo aktiv përballë situatave reaktive të krijuara nga një person i afërt. Në përgjithësi, shmangni kontrastet në mjedisin tuaj dhe mos u tregoni të pakujdesshëm në zgjedhjet tuaja të reja. Gjithmonë është çështja e detoksifikimit tuaj emocional: rishihni tani bindjet pa këmbë në tokë!