Ndodh dhe kjo?! Kamerat kapin qenin duke i dhënë makinës

Pronari i një makine qeni i të cilit ishte në timon u gjobit. Lajmi u përhap nga mediat sllovake dhe fjalë për fjalë bëri xhiron e botës. Për shembull, BBC zbuloi detajet, duke publikuar një kornizë të imazhit të kamerës së shpejtësisë të shpërndarë në Facebook nga policia sllovake: një qen I buzëqeshur , ulur në sediljen e drejtimit të një makine Skoda.

Pronari i mjetit u justifikua duke pretenduar se kafsha e tij, një qen gjuetie ngjyrë kafe, i është hedhur papritur në prehër dhe për këtë arsye në foto duket se i ka zënë vendin timonit të mjetit. Një version i cili megjithatë nuk i bindi oficerët e fshatit Sterusy, në veri-lindje të kryeqytetit sllovak Bratislava, sipas të cilëve pamjet tregojnë se nuk ka pasur lëvizje të papritur brenda makinës.

Mediat britanike nënvizojnë se aktualisht është e paqartë nëse gjoba është vendosur për tejkalim shpejtësie apo për mossigurimin e kafshës në një mjet në lëvizje. Ajo që është e sigurt – shkruan BBC – është fakti se policia ka nisur një apel për shoferët që të mbrojnë kafshët e tyre gjatë vozitjes. “Edhe një kafshë e vogël mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin gjatë vozitjes”, paralajmëroi policia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here