13-vjeçarja shqiptare Kampionia e re Europiane

Kler Çaku është shpallur kampione Europe, duke regjistruar një sukses të madh në shahun shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

13-vjeçarja ka arritur ta fitojë këtë çmim pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni. 13-vjeçarja ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion, ku përballë kishte vajza deri në moshën 14-vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here