2 “standartet morale” të sistemit

Nga Evanthi Pango

RecordIt-99EAA886-D1AB-4BC3-900A-6D0374FB1CB8

Kush e “ngre” më mirë Çështjen Kombëtare Shqiptare, të “pasmet e Elvanës” apo “djali i Almës”?

Majtas është këngëtarja, Elvana Gjata (kështu thonë të paktën, se s’kam qenë aty e s’arrij dot të shquaj fytyrën. Nga prapanica që qarkullon masivisht online kohët e fundit, si ajo më duket).
Duke ngritur flamurin shqiptar në New York- thotë qartë përshkrimi.
A thua se s’e ka ngrit Noli e Konica më parë, me gojë, me penë e me b.thë, po si duket s’i kishin si këto të Elvanës.
Veç se ngritja e tyre i mbijetoi Shekullit të Ri, ndërsa e Elvanës mbaron për pesë minuta, dhe jo…s’ka lidhje me flamurin.
Ka lidhje veç me dëshirën e Shqiptarëve për t’u çmallur me një pjesë të Atdheut, që rastësisht (apo qëllimisht), ua sjell Elvana.
Në fakt Elvana nuk e bën falas, paguhet për këtë punë, dhe goxha mirë madje.
Shumë mirë deri këtu, s’do kisha asnjë problem kurrë me Elvanën, qe një artiste që solli një lloj ëmbëlsie, çiltërsie dhe Trendi që i mungonte publikut shqiptar në fillim, por në fillim ama, duket se me kalimin e kohës standarti “ka rënë”, në imitim të shëmtuar të BEYONCE, dhe jo…nuk do bënte karrierë në Amerikë nga kjo veshje, siç në fakt…nuk bëri. POR ama, mund t’u ngrejë, “ndjenjën e patriotizmit” shqiptarëve të përmalluar, për të “Pasmet e Atdheut”
Imazhi dhe karriera artistike e Elvanës është punë e Kritikëve të Artit, dhe për sa kohë që këtu nuk ka, dhe standarti artistik bëhet i paqartë, duke futur ndjenja Nacionaliste dhe Simbole Kombëtare …kuturu.
Deri këtu nuk është puna ime, ndoshta dhe është se më fyen shijen artistike, por kjo është gusto personale.
Puna ime bëhet në momentin që djali i asaj vajzës tjetër, “ të pamoralshmes” Almës së famshme pra, te video e Safetit, rri në kërcënim dhe errësirë e i është shkatërruar jeta dhe imazhi i mamasë, në jetë të jetëve.
Puna ime dhe e çdokujt, bëhet në momentin kur shoqëria shqiptare bëhet me dy standarte, “njërën e hedh poshtë” dhe në fakt, (në krye të detyrës ishte dhe ajo siç pohon, madje me mision “fisnik”) dhe tjetrën me zhartiere dhe veshje striptease e ngre në Piedestal.
Pse???
Se Elvanës nuk i ka dal VIDEO dhe Almës po?
Apo
Se Elvana është e famshme dhe ka të fortë nga pas dhe Alma një hallexhie që mezi rrit fëmijën, e me zgjedhjet e saj morale dëmton veten e saj???
Kjo ka ndodhur shpesh me figura publike në Shqipëri, problemet e tyre morale i justifikojnë.
“Të dobëtit” i kryqëzojnë.
Epo kjo të dashur, nuk do të thotë se jemi të DREJTË MORALISHT.
Por se, jemi me dy standarte…
Dhe që t’jua zgjidh Ekuacionin moral…të rikthehemi pas në kohë…
Mendoni pak…
Kë do pushkatonte Enveri???
Jua them unë!!!
Alma maksimumi do mbetej pa burrë e do e dënonte Opinioni…
Ndërsa Elvana…
E dini vet ju…
“Tradhëti Kombëtare” “Përdhosje e Simboleve Kombëtare” “Sjellje të pahijshme”, “Poshtërimi Botërisht i Flamurit dhe Simbolit Kombëtar”, “Shfaqje e nuditetit dhe pamje +18” e me rradhë…
Konkluzioni…
“30 vjet burg” ndoshta “i përjetshëm” ose “pushkatim”
Ja kaq është ekuacioni.
Që herë tjetër, Patriotizmin ta gjykojmë “me mend në kokë” jo “me b.thë në kokë”.

http://trakt.al/wp-content/uploads/2023/09/RecordIt-99EAA886-D1AB-4BC3-900A-6D0374FB1CB8.mov

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here