128 Vjet Avni Rustemi

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 22 shtator 1895, lindi në Libohovë, Avni Rustemi. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919). U angazhua në mësimdhënie, në publicitikë dhe në jetën politike të vendit, kur shërbeu si deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Më 13 qershor 1920, vrau në Paris kryeministrin e kohës, Esad Pashë Toptanin. Pas këtij akti kapital, Avni Rustemi u kthye në Shqipëri, ku u prit si hero. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, u zgjodh deputet dhe u rreshtua si opozitar i forcës politike drejtuar nga Ahmet Zogu. Më 20 prill 1924, u plagos nga Jusuf Reçi, pranë Pazarit të Ri në Tiranë, në sheshin që sot mban emrin “Avni Rustemi” . Dy ditë më pas, ndërroi jetë prej plagëve. U shpall “Hero i Popullit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here