Në një ditë si kjo dhe pikërisht më 21 shtator të vitit 1979 u nda nga jeta helenisti Sotir Papahristo.
I lindur më 11 dhjetor të vitit 1887, njihet si arsimtar, studiues hartues i teksteve të para të pedagogjisë si dhe përkthyes i klasikëve të letërsisë antike greke.
U lind në Vëmbell, afër Follorinës, atëherë pjesë e Shqipërisë. Mësimet e para i mori në shkollën e vendlindjes, më pas të mesmen në gjimnazin e Korçës. Mitropolia e Korçës i mundësoi bursë për të vijuar studimet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës. Pas pesë vitesh studime, më 5 tetor 1912, u diplomua me lavdata e me më të lartat lavdërime. Papahristoja nisi t’i përkushtohej me tërë energjitë e tij : arsimit shqip. Në mars 1925, ai u ftua në Tiranë, për të marrë në dorë drejtimin e arsimit kombëtar në postin e drejtorit të Drejtorisë së përgjithshme të Arsimit shqiptar, që në atë kohë zëvendësoi Ministrinë e Arsimit, detyrë të cilën e kreu për 6 muaj e ca. Pasi shumë specialistë ishin larguar, me ndihmën e kryeministrit Kotta, thirri në Tiranë një komision specialistësh, ndër të cilët ishin dhe : Aleksandër Xhuvani, Leonida Naçi, Mirash Ivanaj e Ndue Paluca. Pas këmbënguljes për t’u rikthyer në vendlindje, u caktua drejtor administrativ në Liceun e Korçës.