111 Vjet Sabiha Kasimati

Dr. Sabiha Kasimati lindi në një ditë si sot dhe pikërisht më 15 Shtator 1912 në Adrianopojë të Turqisë Evropiane, në një familje nga Libohova. Më 1927 u kthye familjarisht në atdhe, u vendos në Korçë, dhe kreu Liceun Kombëtar. Punoi si mësuese në shkollën femërore të Korçës dhe në Shkollën e Mesme Bujqësore Amerikane të Kavajës (1931-1936).
Më 1936 filloi studimet e larta për biologji (dega e iktiologjisë) në Universitetin e Torinos.
Më 1941 mbrojti doktoraturën dhe u kthye në atdhe. Punoi si mësuese e biologjisë në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë (1941-1945).
Gjatë vitit 1945 qëndroi për kurim në Torino. U kthye në atdhe dhe filloi punën si kërkuese shkencore në Institutin e Studimeve që me themelimin e tij (1946), ku u morr me studimin e peshqve të Shqipërisë.
Botoi disa artikuj shkencorë në revistën “Buletin i institutit të Shkencave”. Grumbulloi një material të pasur për iktiologjinë e Shqipërisë, mbi bazën e të cilit do të hartonte një monografi.
Më 20.02.1951 u arrestua lidhur me incidentin e bombës në ambasadën sovjetike bashkë me 21 persona të tjerë të arrestuar për të njëjtën ngjarje.
U pushkatua pa u gjykuar, më 26.02.1951.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here