Si të mbrohesh nga lija e majmunëve (rekomandime)

Një shpërthim i fundit i lisë së majmunëve në SHBA, Evropë, Australi dhe Lindjen e Mesme ka habitur ekspertët e shëndetit dhe po ngre shqetësime për një shpërthim më të gjerë.

Jnë shënuar rreth 346 raste të konfirmuara dhe të dyshuara në 22 vende jashtë Afrikës, ku virusi është endemik.Ajo shënon përhapjen e parë të njohur në komunitet të virusit. Para këtij shpërthimi, rastet ishin të lidhura me udhëtime në rajone ku virusi është endemik ose kafshë të importuara që mbartin virusin.

Shumica e rasteve të reja janë përhapur përmes kontakteve seksuale, me një përqendrim të veçantë tek mardhëniet meshkuj me meshkuj të tjerë. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se çdokush mund të jetë në rrezik të kontraktimit të virusit. Fëmijët, gratë shtatzëna dhe imuniteti i dobësuar konsiderohen veçanërisht të rrezikuar.

OBSH tha të hënën se nuk kishte gjasa që vaksinimet masive të kërkoheshin për të luftuar shpërthimin. Por, duke pasur parasysh ritmin e shpërthimit dhe mungesën e qartësisë rreth shkakut të tij, Organizata e Shëndetit Publik u bëri thirrje njerëzve të praktikojnë higjienë të mirë dhe maredhënie të sigurt për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së tij në masë.

Rekomandimet nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar dhe OBSH përfshijnë:

  • Shmangni kontaktin me njerëz të diagnostikuar së fundmi me virusin ose me ata që mund të jenë infektuar.
  • Vishni një maskë për fytyrën nëse jeni në kontakt të ngushtë me dikë që ka simptoma.
  • Përdorni prezervativë.
  • Shmangni kontaktin me kafshët që mund të jenë bartës të virusit. Kjo përfshin kafshët e sëmura ose të ngordhura dhe veçanërisht ato me një histori infeksioni, si majmunët, brejtësit dhe qentë e prerive.
  • Praktikoni higjienën e mirë të duarve
  • Hani vetëm mish që është gatuar mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here