Tezë kundërshtuese (mbi fondet)- ABSURDITETI I MENDIMIT OPOZITAR

Aktivistja dhe studiuesja e Shkencave Politike Eva Pango, shprehet se ka një kundërshti mendimi që çon ujë në mullirin e Ramës, teza që pretendohet nga shoqëria civile, ku kërkohet edhe përkrahja e fermerëve, por nga ana tjetër, edhe kthimi mbrapsht i fondeve.

“TEZË KUNDËRSHTUESE- ABSURDITETI I MENDIMIT OPOZITAR:

“Të përkrahen fermerët dhe njëkohësisht, të kthejnë fondet” ???
apo
“Fondet i kanë marrë Oligarkët, të kthejnë fondet???
(Si e vërteton, ke akuzë konkrete, sepse fondet janë dhënë shpeshherë për emra dhe pronarë anonimë?)

Si rrjedhojë:

Nëse vlen standarti për Oligarkët(sipas denoncuesve) i bie mbi kurriz dhe njerëzve të thjeshtë, që është një tezë që çon ujë, në Mullirin e Qeverisë, pra, të kthehen lekët.
Ndërkohë, qeveria ka marrë vendimin për miratimin dhe kalimin e fondeve.
Pra, jeni dakord me vendimin e qeverisë, se s’po merret njeri me atë që ka firmosur, por me përfituesit(të cilët mesa di unë janë emra anonimë, skemë e njohur kjo)
Ku është Opozitarizmi këtu???
dhe
Çfarë po thoni ndryshe nga Rama???

😮😮😮”

Pak ditë më parë, në një video për Trakt.al, aktivistja u shpreh kundër vendimit të qeverisë për kthimin e fondeve IPARD, dhe si vendim i firmosur 2 herë, nga vetë qeveria, duke bërë përgjegjës vetë shtetin, si standart që mund të merret për vendimet në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here