Në një ditë si sot dhe pikërisht më 10 shtator 1909, në Manastir, (Bitola e sotme), u botua numri i parë i gazetës “Bashkimi i Kombit” dhe ishte gazeta e parë në gjuhën shqipe me shkronja latine.
Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, ekonomike në gjuhën shqipe dhe turke. Ishte një nga organet më të rëndësishme të shtypit shqiptar brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Trajtoi çështjet politike, ekonomike, kulturore etj. në mbrojtje të interesave të popullit shqiptar.