980 rrënjë kanabis në malin e Tomorit

Dy persona janë arrestuar në Skrapar, pasi policia gjeti 980 rrënjë kanabis të kultivuara në malin e Tomorit. Policia bën me dije se janë arrestuar Mariglen Babaliu, 43 vjeç dhe Dorjan Laze, 33 vjeç. Ndërkohë janë nën hetim kryeinspektori dhe inspektori i pyjeve.
Lënda narkotike është gjetur e kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Novaj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, bazuar në informacionet e siguruara nga policia, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshati Novaj, Skrapar, kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor antikanabis të koduar “Tomorri”. Në kuadër të kësaj faze, në territorin e fshatit Novaj janë gjetur të kultivuara 980 bimë kanabis sativa, të cilat janë asgjësuar. nga shërbimet e Policisë, përmes djegies”, njofton policia. Gjatë kontrollit në banesat e dy të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 radio marrës. Policia bën me dije se më herët gjatë operacionit ‘Tomori’ janë asgjësuar 2105 rrënjë kanabis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here