Më 6 dhe 7 Shtator e vitit 1955, një turmë e madhe njerëzish me lejen e qeverisë turke, sulmuan komunitetin otodoks në Kostandinopojë duke plagosur me mijëra dhe duke lënë mbi 30 viktima, brenda një kohe shumë të shkurtër. Por këto sulme gjithashtu prekën dhe komunitetin Armen dhe atë Hebre. Ky ishte një pogrom që shkaktoi dhe masakrat çnjerëzore ndaj kishave, manastireve, shkollave dhe spitaleve ne pronësi të Kishës Orthodokse dhe qytetarëve ortodoksë. U dogjën varret e patriarkëve dhe eshtrat e tyre u nxorrën prej sarkofagëve dhe u shkelën me këmbë. Një klerik I njohur u dogj I gjallë. Mitropoliti Genadios, u torturua aq shumë sa kaloi nga mendja. Gazetari Britanik, Noel Barber në gazetën Daily Mail, 14 Shtator 1955, shkruan: Kisha në Jedikule (lagje në Kostandinopojë) u shkatërrua dhe një prift u mor nga krevati ku ishte duke fjetur, dhe pasi i shkulën flokët dhe mjekrrën i nxorrën edhe thonjtë me dhunë. Një prift tjetër i cili nuk mund të lëvizte për shkak të moshës, u dogj i gjallë. Një prift tjetër 75 vjeç u lidh pas një makine dhe u tërhoq rrugëve. Shumë prej klerikëve i hoqën skalpin. Burimi:United States. Congress (1956). Congressional Record: Proceedings and Debates of the Congress.