Europol në bashkëpunim me policitë e Brazilit, Portugalisë, Francës, Serbisë, Kroacisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Spanjës ka bërë të mundur çmontimin e një karteli ballkanik që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.
Si pasojë e operacionit të zhvilluar më 24 gusht, por të bërë publik këtë të premte nga Europol, u arrestuan 6 persona, si dhe u sekuestruan 2.7 ton kokainë.
Gjithashtu Europol ka kryer kontroll në 15 banesa, ku janë konfiskuar 550 mijë euro, ora dhe automjete luksoze, si dhe janë bllokuar disa llogari bankare.
Agjentë të policisë dhe doganave spanjolle njoftuan të premten edhe sekuestrimin e 9.5 tonelatave kokainë që vinte nga Ekuadori e që konsiderohet më e madhja në historinë e vendit.
Sekuestrimi u bë ditën e mërkurë në portin Algesiras, në jug të Spanjës, me ngarkesën që ishte fshehur në kuti bananesh në kontejnerë të pajisur me frigoriferë.