Në një ditë si sot dhe pikërisht më 2 Shtator 1909 u mblodh Kongresi i Elbasanit në godinën historike të shkollës së Kalasë. Organizatori kryesor i Kongresit ishte patrioti i shquar Lef Nosi. Gjithsej kishte 35 delegatëve nga të gjitha vendet e Shqipërisë. Kongresi ka rëndësi historike për vendimet që mori në lidhje me sistemin e shkollimit shqip, hartimin e programeve unike, mënjanimin e shkollave në gjuhë të huaj dhe zëvendësimin e tyre me shkolla shqipe, zgjedhjen e dialektit t Elbasanit si gjuhë kombëtare, si dhe themelimin e Shkollës Normale të Elbasanit, e cila u hap vetëm tri muaj më vonë, në dhjetor 1909. Kongresi gjithashtu trajtoi probleme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Në Historinë Kombëtare Kongresi i Elbasanit quhet edhe “Kongresi i Shkollave Shqipe” pasi ishte një përgjigje ndaj rrezikut për fatin e alfabetit e të shkollës shqipe që vinte nga njerëzit e pushtetit, nga kleri i lart mysliman dhe nga të gjithë ata që punonin në favor të politikës së osmanizmit e të forcimit të perandorisë së tyre.