Gjatë konferencës pë shtyp ditën e sotme, një ditë përpara mbledhjes së Këshillit
Kombëtar, ish-Kryeministri Berisha u shpreh se i shumëpërfoluri i botës së krimit Nuredin Dumani, duhet ta cojë deri në fund rrëfimin e tij, mbi zbardhjen e emrave dhe vrasësve të botë së krimit.
“Vlerësoj Nuredin Dumanin që ka vendosur të rrëfehet, i bëj thirrje atij ta bëjë të plotë rrëfimin e tij, të tregojë cdo gjë.
Të them të drejtën as unë nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë këto gjera, që edhe në botën e krimit, vrasësit ndjekin një vrasës tjetër.” , u shpreh Berisha.