Horoskopi Javor 27 Gusht – 3 Shtator

Dashi
Gushti mbyllet në mënyrë episodike dhe me disa probleme në fushën e përditshmërisë, apo ngjarje që rëndojnë natyrën e punës suaj. Mërkuri është në kundërshti dhe për shkak se merr pjesë në fenomenin e Hënës së Plotë, kjo do të shkaktojë tension dhe nervozizëm gjë që ngadalëson një lidhje romantike ose një çështje financiare. E vetmja gjë e mirë është që Marsi kalon te Peshorja dhe Jupiteri te Demi, gjë ql edhe nëse nuk ju sjell para të menjëhershme tani, krijon perspektivat përkatëse për të ardhmen e afërt.
Demi
Super Hëna blu e gushtit në ditën e fundit të këtij muaji do të shënojë lidhjet tuaja të dashurisë, një marrëveshje të madhe biznesi në zhvillim dhe çdo gjë krijuese për të cilën keni punuar. Gjërat nuk janë aq të vështira sa duken, por më të ndërlikuara. Sinkronizimi i Mërkurit dhe Venusit në kundërshti pengon përkohësisht zbatimin e planeve dhe zvogëlon marrjen e kënaqësisë së dëshirave tuaja.
Binjakët
Edhe një herë, sistemi nervor do të testohet dhe incidentet do të shumëfishohen në rrjedhën tuaj të përditshme. Ngjarje të ndryshme do të ndodhin në të njëjtën kohë, ndërsa hëna e dytë e plotë e gushtit ndez aksin punë-shtëpi dhe gjithçka që përfshihet në të. Largimi i Marsit nga Virgjëresha është fillimi i një përmirësimi që do të zhvillohet gradualisht në shtator, si dhe fillimi i kompensimit, apo lehtësimit nga ajo që keni kaluar në dy muajt e fundit.
Kanceri
Edhe ditët e fundit të gushtit janë nervoze për ju, me rastin e Hënës së Plotë të dytë të muajit. Kontrolloni nervozizmin tuaj dhe shmangni njerëzit me të cilët nuk mund të shkoni mirë. Shmangni sipërmarrjet e rrezikshme dhe mos e ekspozoni veten ndaj rreziqeve përmes kokëfortësisë ose pakujdesisë. Paratë tuaja rezultojnë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e papritura. Por ruani qetësinë sepse “moti” do të përmirësohet së shpejti.
Luani
Hëna e dytë e Plotë në fund të gushtit e cila prek se sa të mbuluar jeni emocionalisht dhe financiarisht. Kjo lind përmes ngjarjeve që manifestohen pa i llogaritur ato. Për ju që po zgjatni pushimet, vendosni frenat dhe për ju që jeni rikthyer në punë, jini më produktivë. Një dilemë emocionale do ju preokupojë shumë. Bëni një kompromis të përkohshëm me të gjithë situatën dhe shmangni sqarimin e saj tani. Ditët do kalojnë shpejt dhe synimi është të shmangni një përballje, një dramë dashurie apo një aksident të vogël.
Virgjëresha
Hëna e dytë e plotë e gushtit ndodh në boshtin e shenjës suaj. Kjo nënkupton një theksim mbi ngjarjet dhe çështjet me interes të menjëhershëm. Mërkuri në kundërshti do t’ju ngatërrojë për një kohë, ose do të shihni një paqartësi të përgjithshme rreth jush. Mos nxirrni shpejt përfundime dhe lëreni kohën të rrjedhë pa pengesa. Shmangni kritikat e njerëzve të ndjeshëm në mjedisin tuaj.
Peshorja
Hëna e dytë e Plotë e gushtit ndihmon për të ndriçuar mjaftueshëm vendin tuaj të punës, në mënyrë që të dini se çfarë duhet të bëni tani e tutje. Disa vonesa zvogëlohen, disa keqkuptime të mëparshme rikthehen dhe fatkeqësitë, kryesisht të natyrës emocionale ose financiare, zvogëlohen. Mërkuri nga data 24 e në vazhdim do të krijojë një sfond të ri dhe do të shfaqet një nervozizëm i përhapur. Ruani gjakftohtësinë tuaj dhe mos u ndikoni nga veprimet dhe fjalët e të tjerëve.
Akrepi
Hëna e plotë e dytë e gushtit është më pak e dëmshme ose episodike se ajo e mëparshme. Do të ndikojë në biznes dhe në disa aplikime praktike. Përditshmëria nuk ndryshon, thjesht këto ditë do të kenë një intensitet ndjenjash apo emocionesh. Nëse marrim parasysh edhe një Mërkur në kundërshti nga data 24 e muajit dhe ndryshimin e pozicionit të Marsit, nga Virgjëresha te Peshorja, nuk do të shmangni një dhimbje koke të përkohshme dhe një ndryshim planesh, nën peshën e situatës së përgjithshme.
Shigjetari
Kjo Hënë e Plotë do të prishë, por në të njëjtën kohë edhe do të ndriçojë gjithçka që ndodh në aksin familje-punë. Shqetësimet nuk do të mungojnë së bashku me disa fatkeqësi të përkohshme, kryesisht të karakterit praktik apo financiar. Mundohuni të jeni të qetë, të shmangni marrjen e iniciativave të rrezikshme dhe gjithashtu shmangni deklaratat që mund të shqetësojnë të tjerët. Përqendroni vëmendjen tuaj më shumë në fushën profesionale.
Bricjapi
Për ju ditët janë më të mira, krahasuar me të tjerat. Marsi në Peshore tregon një epokë të re në fushën e punës, e cila do t’ju rikthejë, të paktën moralisht. Mërkuri në kundlrshti mund të testojë qëndrueshmërinë e nervave tuaj, për shkak të vonesave në pritje dhe keqkuptimeve me mjedisin tuaj të ngushtë. Afërdita, megjithatë, mbetet aleati juaj si në aspektin romantik ashtu edhe në atë financiar! Mos u ekspozoni në mënyrë të panevojshme dhe në përgjithësi shmangni vendet e mbushura me njerëz dhe shërbimet e mundimshme.
Ujori
Ditët në vijim do të jenë mjaft episodike. Ju duhet të merrni masa sigurie, veçanërisht në marrëdhëniet që janë të brishta, ose që përfshijnë mosmarrëveshje të natyrës tregtare. Përveç kësaj, çështjet shëndetësore dhe të punës e të palëve të treta do t’ju shqetësojnë. Një aferë që ju shqetësoi, e natyrës sociale apo romantike merr një kthesë më të mirë dhe ju rikthen. Shmangni ekspozimin ndaj rreziqeve dhe veproni më diplomatikisht në partneritete të vështira, ose në transaksione që do të pësojnë vonesa.
Peshqit
Hëna e Plotë në fund të muajit ndikon në një gamë të gjerë të aktiviteteve dhe punëve tuaja. Sigurohuni që të jeni fleksibël, të vendosni prioritetet e duhura dhe të mos ndikoheni nga vështirësitë, qofshin ato të papritura apo që ju shqetësojnë prej kohësh. Sigurohuni që të jeni proaktiv me financat tuaja dhe të mos e tejkaloni kufirin tuaj të sigurimit. Detyrimet  dhe përgjegjësitë do ju dalin disa herë në pah dhe duhet të jeni të përgatitur. Emocionalisht shmangni ngritjen e çështjeve të reja me partnerin tuaj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here