Më 25 gusht 1871, në Castelnuovo di Garfagnana në provincën Lucca në Toscana, lindi Enrico Tellini, gjenerali italian vrasja e të cilit nga grekët provokoj incidentin e Korfuzit në vitin 1923. Nëse Enrico Tellini nuk do të vritej, kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë do të ishte përtej Janinës.
Por ajo e hënë e 23 gushtit 1923 ishte fatale jo vetëm për jetën e gjeneralit italian, si pjesë e një delegacioni italian të dërguar nga Lidhja e Kombeve për të vëzhguar kufirin e diskutueshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe për fatin e Shqipërisë.
Ai u qëllua dhe u vra, së bashku me katër shoqëruesit, kur makina me të cilën po udhëtonte u ndalua nga një pemë e rënë matanë rrugës që kalonte përgjatë kufirit të diskutueshëm pranë qytetit të Janinës, rrugës për në kufirin shqiptar. Personat përgjegjës nuk u gjetën kurrë. Incidenti ndodhi afër kufirit të diskutueshëm dhe mund të ishte kryer nga secila palë. Megjithatë, italianët nën drejtimin e Benito Musolinit, fajësuan palën greke. Pala greke refuzoi çdo përgjegjësi. Italianët fakësuan Greqinë si përgjegjëse dhe pati hakmarrje anti-greke në vend. Qeveria greke mohoi përgjegjësinë dhe fajësoi banditët shqiptarë në atë zonë. Benito Mussolini kërkoi 50 milionë lira dëmshpërblime nga Greqia dhe ekzekutimin e atentatorëve. Më 31 gusht 1923 trupat italiane pushtuan Korfuzin në incidentin e Korfuzit.