6 Vjet që Jerry Lewis ndërroi jetë…

Thonë se Jack Nicholson është aktor i madh dramatik.
Unë pyes: ”Sa shpesh bën komedi?”
Për ta bërë audiencën tuaj të qeshë duhet të ndërhysh fort në personalitetin tënd dhe të ndryshosh rrënjësisht atë që je.
Nuk ka shanse të dalë në skenë dhe të pengohem
apo të rrëzohem. Thjesht, Jerry duhet ta bëjë.
Duhet të marr kotësinë time dhe ta hedh në koshin e plehrave, të marrë egon time dhe ta shpërbëjë atë.
Dhe befas e gjej veten Natën e Vitit të Ri në skenë,
për të parë në publik një vajzë të bukur pranë një djali me stil. Dhe pranë saj, një familje, miqtë, vëllezërit, fëmijët, ndërsa unë jam vetëm në skenë, gati për t’i argëtuar ata. Nuk ka dramë më të madhe. Nuk ka!
Sepse duhet të bëj diçka që nuk e dua vërtet.
Sepse edhe unë dua të më gjej Viti i Ri pranë familjes sime dhe të argëtohem ndërsa dikush tjetër është duke hequr të “zitë e ullirit” në skenë.
E megjithatë, në të njëjtën kohë që ju them këtë, Unë nuk e ndjej asgjë poshtëruese, asgjë përçmuese në punën time. Gjithçka që mund të mendoj është:
”Më ler të jem dikush tjetër tani”.
Dhe ju më thoni se Jack Nicholson bën dramë?
Ai i mëson fjalët e tij shumë mirë, drejtohet nga regjisorë të mrekullueshëm dhe sigurisht,
ai është një aktor i mrekullueshëm vetë.
Çfarë ju duket dramatike në këtë?
Ai është një aktor i mrekullueshëm që nuk përqeshet kurrë. Dhe pastaj vijnë disa gazetarë dhe më thonë:
”A keni menduar ndonjëherë të bëni diçka dramatike?
Budallenj, e kam bërë që në çastin e parë që vendosa  t’i bëjë njerëzit të qeshin…
Jerry Lewis, aktor!
Si sot, në vitin 2017, ai ndërroi jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here