Mourinho godet për të 26-tën herë

Jose Mourinho, trajneri portugez i futbollit, fitoi edicionin e parë te Ligës së Konferencës me Romën dje ne Tiranë. Në një përballje me skuadrën hollandeze të Feynoord me rezultatin 1-0 për Romen, fitoi kështu edhe titullin e 26-të  të karrieres së tij ku ngriti dhe pesëshen në parajsë. E pesta kupë europiane e fituar (2 Europa League, 2 Champions League dhe Liga e parë e Konferencës).

Menjëherë pas ndeshjes, shënuesi i golit nga ku Roma fitoi kupen, Niccolo Zaniolo komentoi në Sky fitoren e skuadrës së tij. Mes emocioneve të papërshkrueshme ai u shpreh:

-Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur, ishte ëndërra ime që kur isha fëmijë më në fund  u bë realitet.

Ndër të tjerash ai shtoi ‘tifozat janë fantastikë na kanë dhuruar një emocion të papërshkrueshëm. Kjo fitore iu dedikohet atyre jemi një skuadër e fortë dhe e bashkuar, Kjo fitore iu dedikohet mundit dhe besimit të familjes time që kanë qënë mbështetja ime në vite”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here