67 Vjet që na mungon Bertolt Brecht

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 14 Gusht 1956 ndahet nga jeta Bertolt Brecht.
Bertolt Brecht (1898-1956) ishte një dramaturg, romancier, regjisor edhe poet gjerman. Ai njihet si një nga autorët më të rëndësishëm teatrorë në shekullin e 20-të.

Konsideruar babai i teatrit epik ose didaktik, veprat e tij karakterizohen nga ndikimi i madh i mendimit të Karl Marksit, përveç që shërbejnë si një stimul për kritikën shoqërore.

Analfabeti Politik

Analfabeti më i keq është analfabeti politik
Ai nuk dëgjon, nuk flet dhe nuk interesohet për ngjarjet politike.
Ai nuk e di koston e jetesës, çmimin e fasuleve
peshkut, miellit, qirasë,
këpucëve dhe ilaçeve që
varen nga vendimet politike.
Analfabeti politik është një gomar i tillë që mburret dhe fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.
Injoranti nuk e di se nga injoranca e tij politike lind prostituta,
fëmija i braktisur,
dhe më i keqi nga të gjithë banditët
që është politikani mashtrues,
mafia, të korruptuarit,
lakeja e kompanive kombëtare dhe shumëkombëshe.

Berthold Brecht
14.08.1956-2023

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here