Më 13 gusht 1933, në Selanik u vra pabesisht Hasan Prishtina, njëri ndër personalitetet më të njohura të historisë shqiptare,
Kur Ahmet Zogu mori pushtetin në dhjetor 1924, Hasan Prishtina u detyrua të largohej nga Shqipëria. Meqë nuk mundi të kthehej në Kosovë, u vendos në Selanik ku bleu një pasuri të madhe. Hasan Prishtina ishte armik i Zogut dhe të dy kishin tentuar të vrisnin njëri-tjetrin.
Ai u burgos nga policia jugosllave por u lirua në vitin 1931. Më 1933, me urdhër të qeverisë jugosllave u vra nga Ibrahim Celo në një kafene në Selanik.