101 Vjet Loro Boriçi

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 4 gusht 1922, lindi legjenda e futbollit shqiptar Loro Boriçi!
Në vitet e para të karrierës së tij luajti me ekipin e vendlindjes, “Vllazninë”. Një ndër futbollistët më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar, do të niste një aventurë përtej Adriatikut, ku luajti për dy vite me ekipin lacial.
“Ylli në ngjitje” do të kthehej sërish në fushën e gjelbër shqiptare, ku si lojtar i kombëtares ngadhënjeu me arritjen më të madhe të kohës (1946): Kupën Ballkanit. Gjatë 20 viteve të karrierës, Boriçi do të luante për Partizanin, Vllazninë dhe Spartakun e Tiranës. Sulmuesi veteran do të tërhiqej nga fusha për të marrë përsipër rolin e trajnerit. Boriçi drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, Spartakun e Tiranës, Partizanin, Lokomotivën e Durrësit dhe për disa vite edhe Kombëtaren e Republikës Popullore të Kinës.

Për veprimtarinë e tij ai u nderua me këto vlerësime:

“Mjeshtër i Merituar”, “Nderi i Sportit Shqiptar”,

Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë,

Urdhri i Artë “Naim Frashëri”,

Medalje e Argjendtë në Lojrat e Ushtrive të Lindjes (Hanoi, 1963),

Fitues i anketës “Sporti Popullor”

“Mjeshtër i Madh i Punës” dhënë më 1997 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani.

“Nderi i Kombit” dhënë më 2012 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here