86 Vjet që na mungon Ndre Mjeda

Më 1 gusht 1937, në Shkodër ndërroi jetë Dom Ndre Mjeda, kleriku, atdhetari, filologu, poeti dhe aktivisti i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Shkodër gjithashtu, më 20 nëntor 1866. Ishte i biri i Jakut të Zef Kryeziut nga Mirdita dhe Luçijes së Shtjefën Thaçit. Banonin në një jerevi në rrugëzën “Krroqej”. I mbetur jetim nga i ati herët, me përkrahjen e jezuitit Atë Jungg u regjistrua me të vëllanë, Lazrin, në kolegjin saverian të porsahapur; ku studioi nga 1877 deri më 1880. Dom Ndre Mjeda ishte vetëm 21 vjeç kur shkrojti kryeveprën e tij  “Vaji i bylbylit”. Jetoj dhe studioi në Francë, Spanjë, Kroaci, Itali dhe Poloni. Ndër më të shkolluarit mes atdhetarëve shqiptarë, Mjeda pati një kontribut të madh në zhvillimin e alfabetit shqip me gërma latine. Më 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Shkodrës, dhe u rizgjodh në dhjetorin e 1923. Gjatë veprimtarisë parlamentare, Mjeda në qershor 1921 u caktua në Komisionin parlamentar të Drejtësisë. Në korrik mbajti një fjalim të fuqishëm për çështjen e masakrave serbe në Kosovë. Pas Lëvizjes jetëshkurtër të qershorit dhe rikthimit të Zogut, Mjeda u tërhoq nga jeta politike dhe u kthye në Kukël. Nga viti 1930 e deri në fund të jetës së tij qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në kolegjin jezuit në Shkodër.

Ceremonia e varrimit të Dom Ndre Mjedës në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here