Policia e shtetit deklaratë: 5 vjet heqje lirie për dhunuesit

 

Përfaqësuesi I Policisë së Shtetit u shpreh në një  deklaratë për Mediat në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme  se do të ndëshkohet rëndë  kushdo që ushtron dhunë ndaj forcave të rendit.

” Tifozët  hollandezë kanë goditur punonjësit e policisë me shishe qelqi dhe mjete te rënda.

Lokalet e marketet te mos tregtojnë më  pije alkolike e shishe qelqi.

Janë vendosur  në gatishmeri 90 punonjës  të policisë ndër te cilët njëri prej tyre është     demtuar rëndë me armë të ftohtë.

Kanë qenë në gadishmeri 4 automjete policie .

Në spitalin Nënë Tereza ndodhen aktualisht 10 shtetas, të tërë jashtë rrezikut për jetën,      ndërmjet tyre 5 shqiptarë, 3 italianë, 2 hollandezë.

Gjithashtu,  janë ekstraduar 80 tifozë romanë në Portin e Durrësit për mosbatim te ligjit e dhunim të forcave të  Rendit.

 

Përsa i përket mbrëmjes së sotme, përfaqësuesi i Policisë u shpreh se:

Sonte do te zbatohet plan masash nga më të mirët të thurur ndonjëherë i cili kërkon bashkepunim me qytetaret. Kur qytetarët të konstatojnë shkelje duhet të bashkëpunojnë e kontaktojnë menjëherë me Policinë e Shtetit.

Sipas Nenit 235 te vepres penale personat që ushtrojnë  dhunë ndaj forcave të rendit denohen me 3-5 vite heqje lirie, ndërsa  për mosbindje me gjobe.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here