Në një hotel në Shëngjin, 9 persona janë helmuar. Turistët ishin të gjithë nga Kosova. Mendohet se helmimi vjen nga një material i panjohur kimik. Të paktën kështu thotë kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
“Mendohet se kjo ka ardhur nga shkaku i një dezinfektimi me një material kimik, që ka ndikuar të kërkojnë ndihmë mjekësore”, deklaroi kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ai shtoi se kjo nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm, shkruan RTK.
Kryetari Ndreu bëri të ditur se janë 9 persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç është njoftuar më parë.