Këngëtari britanik u shfaq përmes një video për të dhënë dëshmi për mbrojtjen në gjyqin e vazhdueshëm britanik ndaj aktorin Kevin Spacey, i cili akuzohet për disa për sulme seksuale.
Duke dhënë dëshmi përmes lidhjes video nga Monako, zoti John u pyet për kujtimet e tij ndaj Kevin Spacey që merrte pjesë në ceremoninë White Tie & Tiara, një ngjarje që Z. John organizon çdo vit në shtëpi për më shumë se një dekadë për të ngritur fonde anti AIDS.
Ngjarja është përmendur disa herë në çështjen gjyqësore të nisur muajin e kaluar. Një ankues i tha policisë britanike se zoti Spacey e preku disa herë pa pëlqimin e tij, duke përfshirë një herë në vitin 2004 ose 2005 kur aktori ia shtrëngoi organet gjenitale aq fort sa për pak doli nga rruga teksa po udhëtonin drejt Ceremonisë. Ankuesi tha se më pas e kishte kërcënuar se do të grushtonte z. Spacey, i cili kishte qeshur dhe tha se zemërimi i ankuesit e ndezi atë.
Sipas ligjit britanik, është e paligjshme për këdo që të identifikojë ankuesit në rastet e sulmeve seksuale, ose të publikojë informacione që mund të shkaktojnë identifikimin e tyre.
Të hënën në mëngjes, zoti John, 76 vjeç, u pyet nëse zoti Spacey kishte marrë pjesë ndonjëherë në ballon e tij. Këngëtari tha se “Ai erdhi me një avion privat dhe erdhi drejt e në Ceremoni,” tha zoti John gjatë paraqitjes së tij 13-minutëshe.
Zoti Spacey, 63 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për 12 akuza në lidhje me incidentet që prokuroria thotë se përfshinin katër burra dhe ndodhën nga viti 2001 deri në 2013. Për pjesën më të madhe të asaj kohe, aktori ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic. Zoti John tha në gjykatë se në vitin 2002 ishte kryetar i bordit të besuar që menaxhonte teatrin.
Gjyqi vazhdon.