Dashi
Hëna e re e korrikut ju ndihmon të rimerrni forcën tuaj dhe të zgjidhni problemet personale. Dilema emocionale do të keni, por mos nxitoni të merrni vendime, veçanërisht nëse ato janë pak të hidhura. Në planin financiar jeni në një situatë kulmore. Nga njëra anë është perspektiva e përmirësimit dhe nga ana tjetër tendenca për të krijuar shpenzime të reja. Profesionalisht ditët do të jenë interesante për sa i përket diskutimit por do të vërehet një ngecje praktike në aplikime.
Demi
Hëna e Re e këtij muaji ju ndihmon të lëvizni dhe ndoshta të bëni pushime. Gjeni një mënyrë për t’u marrë vesh me ata që dëshironi dhe të arrini lehtësisht në përfundime të dobishme. Marsi në Virgjëreshë i bën lëvizjet tuaja efikase dhe ju ndihmon të kapërceni çdo pengesë që ju del përpara. Në shtëpi nuk do mungojnë problemet, por njerëzit e dashur do ju ndihmojnë moralisht dhe kjo do të veprojë si një lehtësim emocional në momente të vështira.
Binjakët
Java e Hënës së Re tregon që është e përshtatshme për të hyrë në një rregull të ri në situatën tuaj financiare dhe për të shmangur shpenzimet e panevojshme. Diçka e mirë po ndodh që lidhet me çështjet e shtëpisë. Nuk do mungojnë detyrimet e jashtëzakonshme ndaj palëve të treta, as ngjarje që shpesh do t’ju përçajnë nga natyra e tyre. Emocionalisht nuk jeni në krye, por zgjidhja juaj do të përmirësojë atmosferën.
Gaforrja
Hëna e re në shenjën tuaj ju ndihmon të ëndërroni gjëra të reja. Çështjet personale dhe emocionale do ju shqetësojnë dhe mund të ndryshoni qëndrimin ndaj tyre tani. Nga ana tjetër, do të lehtësoheni në negociata dhe në marrëveshje financiare, do të mbështeteni në nga disa eprorë dhe njëkohësisht do të mund të arratiseni për pak kohë në fshat. Shmangni teprimet në pushime dhe mbuloni me zgjuarsi ndjeshmëritë tuaja!
Luani
Hëna e re e korrikut forcon më tej mbrojtjen tuaj psikologjike dhe ju ndihmon të merrni pozita më të mira për t’u marrë me problemet kronike financiare ose emocionale. Më ambiciozët do të merreni me projekte të reja, punëtorët do të shtypen nga punëdhënësi juaj dhe të ekspozuarit publikisht nuk do të mund t’i shmangni përgjegjësitë. Megjithatë, ekziston një përkujdesje e padukshme që ju ndihmon për të mirën tuaj. Në aspektin romantik, ju jeni të kënaqur me atë që ndodh në jetën e përditshme.
Virgjëresha
Lidhja e Hënës së Re me Venusin në Luan është një karburant i shpirtit dhe emocioneve. Për ju, sezoni është i përshtatshëm për pushime dhe udhëtime ose për të vendosur synime të reja sociale. Një histori dashurie shpaloset me qartësi duke i dhënë një lehtësim më të madh shpirtit tuaj. Financiarisht jeni të qëndrueshëm. Mësoni profesionalisht të vendosni kufij për të tjerët, të mos i ndani planet tuaja me njerëz të papërshtatshëm dhe të mos bëheni viktimë e mjedisit.
Peshorja
Ju keni shumë mundësi për t’u marrë vesh më mirë me botën përreth jush, për të çuar përpara kërkesat tuaja dhe për të identifikuar një plan. Disa prej jush arrijnë të udhëtojnë edhe me ndihmën e rrethanave të jashtme. Në lidhjet tuaja të dashurisë duhet të tregoni mirëkuptim dhe të lini Hënën e Re të zbulojë qëllimet dhe cilësitë e personit që ju intereson. Nëse e keni gabim në një përballje, është më mirë që ju të bëni tërheqjen e parë, duke shmangur mundësinë për një ndarje të nxituar.
Akrepi
Hëna e Re në Gaforre favorizon synimet komunikuese dhe interesat personale. Zbuloni se çfarë ju bën të lumtur këtë sezon, ose jepini vetes mundësi për të kaluar një kohë të mirë. Ekziston perspektiva e zgjidhjes së një problemi kronik financiar dhe të dilni nga një luftë për të “nënshkruar” një traktat paqeje. Shumë prej jush janë të dashuruar në këtë kohë ose dashuria po ju rrethon. Në të dy versionet shmangni ekzagjerimet dhe kokëfortësinë.
Shigjetari
Java trazon botën tuaj emocionale ndërsa në horizont shfaqen detyrime të jashtëzakonshme profesionale. Pavarësisht synimit tuaj për të udhëtuar, rrethana të ndryshme ju mbajnë të varur nga mjedisi juaj i afërt. Për fat të mirë, Venusi në Luan ju përqafon në mënyrë mbrojtëse, ose ju tregon dalje të sigurta në kohën e duhur. Ditët e korrikut ndër të tjera kanë surpriza, të natyrës sociale, të cilat ju frymëzojnë të zgjidhni vetë problemet tuaja emocionale.
Bricjapi
Personat që do të takoni dhe diskutimet që do të keni në ditët në vijim do jenë interesante. Hëna e re e korrikut fryn një erë të freskët që ju ndihmon të lëvizni, ose ju sjell njerëz më të përshtatshëm. Javë e përshtatshme për pushime dhe shoqëri të këndshme. Por mos jini të përpiktë dhe të rreptë në gjykimin tuaj, ndaj partnerëve dhe njerëzve të dashur. Ata prej jush që jetoni një histori të re dashurie, mbrojeni atë me zgjuarsi!
Ujori
Pavarësisht se dëshironi të pushoni dhe si zakonisht pranë detit, Hëna e Re sjell disa detyrime të jashtëzakonshme që ju kufizojnë kohën e lirë. Ndërkohë tensioni nuk ulet në ambientin e ngushtë dhe disa mosmarrëveshje apo përmbysje ndryshojnë papritur programet e kësaj vere. Pajtohu me realitetin, përshtatuni me diçka që nuk mund të ndryshohet dhe gjeni alternativa që do t’i përdorni së shpejti. Ju që punoni këtë javë, jini të qëndrueshëm me detyrimet tuaja.
Peshqit
Hëna e re e muajit dhe hyrja e Marsit në Virgjëreshë janë një ogur i mirë dhe i dyfishtë për ju, pasi po merrni një pjesë më të madhe të dashurisë dhe argëtimit, dhe shumë prej jush po bëjnë pushimet verore tani. Ju që përjashtoheni nga ky rast, mund të kaloni mirë mes punës dhe qytetit ku jetoni. Miqësitë dhe ndjenjat ju favorizojnë, ndërsa lajmet shtojnë gëzimin psikologjik. Në planin financiar mbani balancat e nevojshme të ardhura-shpenzime.