Do flemë gjumë rehat! Policia rrugore na mbron nga “përbindëshat luksozë”

Pak ditë pasi kryeministri Rama urdhëroi Policinë e Shtetit mbi verifikimin dhe sekuestrimin e të gjithë makinave luksoze për të tërë ata që “kanë sy në  ballë dhe kuptojnë”, duket se policia rrugore, por edhe ajo bashkiake ndodhet në të tëra pikat kryesore të kryeqytetit shqiptar.

Njëra posaçërisht përkujdeset me ndalimin dhe verifikimin e të gjithë mjeteve luksoze që qarkullojnë, e tjetra me vendosjen e gjobave. Jemi mësuar tashmë me të tilla aksione që pasojnë gjithnjë pas ndonjë aksidenti të bujshëm, apo deklarate të Kryeministrit.

Nëse vendosja e furishme e gjobave dhe zbarkimi i policisë rrugore në të gjithë vendin do të bëjë qytetarët të ndihen më të sigurtë në të ardhmen, kjo mbetet për t’u parë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here