Beteja e Dyrrachium u zhvillua më 10 korrik te vitit 48 p. e. s. në Dyrrah, i cili ishte emri antik i qytetit të Durrësit. Në këtë beteje gjenerali Gnaeus Pompeius Magnus (Pompeo) mundi rivalin e tij gjeneralin Gaius Julius Caesar (Jul Cezari). Jul Cezari mezi i shmanget katastrofës, ndërsa kundërshtari i tij, Pompey, tërhiqet në Maqedoni.
Cezari më parë e kishte mundur Pompeon në Spanjë, i cili më pas ishte transferuar me ushtrinë e tij ne Shqipëri duke pushtuar qytetin Apollonia dhe zonën e Orikumit. Cezari ishte kthyer në Romë dhe më pas u nis nga Brindisi për në Shqipëri. Ushtria e Pompeut ishte me se shumti e përberë nga ushtarë pa eksperiencë, dhe kjo ushtri nuk ishte në gjendje te luftonte kundër ushtrisë së Cezarit. Nga ana tjetër Cezari vinte nga një fushatë ushtarake te gjatë, De Bello Civili, dhe nuk kishte shumë ushtarë në dispozicion, ndërsa Pompeo kishte rreth 30.000 kurse ushtria e Cezarit ishte e formuar prej 10.000 ushtarësh. Cezari ishte në avantazh nga numri i kalorësve në dispozicion por kjo nuk ishte në favor te tij sepse bënte të vështire gjetjen e ushqimit.
Pompeo ishte pozicionuar ne një pozicion te favorshëm gjate gjithë bregdetit të Epirit, aty filloi te ndërtonte fortifikime dhe te mblidhte te gjitha forsat e mbetura ne parashikim te dyluftimit. Duke vështruar vendndodhjen e favorshme e kundërshtarit te tij Cezari nuk vendosi ta sulmonte por priti përforcime. Përforcimet erdhën bashke me shokun e tij Marco Antonio i cili kishte ardhur ne Epir për të ndihmuar Cezarin. Te dy filluan te pushtonin qytete te Epirit gjate rrugës së tyre për ne Dyrrah. Cezari filloi te ndërtonte fortifikime rrotull pozicioneve te marra nga Pompeo ne Dyrrah. Pas disa dyluftimesh Pompeo doli fitimtare, sepse kishte ne dispozicion një ushtri me te madhe, në këtë mënyre mundi te mposhte rrethimet e Cezarit. Keshtu Cezari mendoi se e vetmja mënyre për të mundur Pompeon ishte ta përballonte ne një terren te hapur, për të shfytezuar eksperiencën e ushtareve te tij.
Plutarku shkruan në ‘Jetët Paralele’, se “Cezari u shpreh për atë betejë duke thënë: Sot fitorja do të ishte e armikut, nëse ndonjë prej tyre do të ndodhej për ta marrë atë”.
Gjithashtu, Cezari ishte shkaku që emri Epidamus u ndërrua në Dyrrhacium; Barthold Georg Niebuhr (1776-1831) i referohet një tradite të lashtë sipas së cilës, emri i qytetit Epidamnus u shndërrua Dyrrhachium (Durrës) me vendim të senatit romak, pas një kërkese të Cezarit i cili argumentoi se kur legjioneve romake t’u jepej urdhëri për të marrë qytetin Epidamnus, ai donte që ata ta pushtonin dhe jo të tërhiqeshin.
Çezari shqetësohej se urdhëri mund të kuptohej gabim, pasi Epidamnus ngjasonte me latinishten “damnum” që do të thotë “humbje”. Në këtë rast, për lehtësi komunikimi me trupat, romakët parapëlqyen emrin “Dyrrhachium”, siç quhej qyteti nga vendasit ilirë.