Në një ditë si sot dhe pikërisht më 6 korrik të vitit 1943, u vranë nga forcat fashiste, Margarita dhe Kristaq Tutulani.
Kristaqi, 24 vjeç dhe Margarita, 19 vjeçe, lanë studimet jashtë vendit dhe u kthyen për të luftuar për çlirimin e atdheut. Motër e vëlla ranë dëshmorë në Gosë të Kavajës.
Këta dëshmorë të Luftës Antifashiste i përkisnin familjes së Dhimitër Tutulanit, një prej firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë, si edhe ishin pasardhës të Sotir Kolesë, folkloristit, diplomatit dhe aktivistit të Rilindjes Kombëtare.