Kujtojmë sot në ditën e tij të lindjes, artistin e mirënjohur të skenës & ekranit, “Artistin e Merituar”, “Mjeshtrin e madh” 𝗚𝘂𝗹𝗶𝗲𝗹𝗺 𝗥𝗮𝗱𝗼𝗷𝗮.
Gulielm Radoja u lind në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Moisiu” për tu rikthyer në Teatrin Kombëtar në vitin 1996.
Krahas interpretimeve të spikatura në teatër, Radoja pati një veprimtari të shkëlqyer edhe në kinematografi ku interpretoi në rreth 40 filma nga viti 1970 deri në vitin 2019 ku përmendim “Gjurma”, “Në fillim të verës”, “Mësonjëtorja”, “Kush vdes në këmbë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Nga filmat mbetet i paharrueshëm në interpretimet me rolet e Stefan Bardhit te “Mësonjëtorja” (1979), Petro Nini Luarasit te “Kush vdes në këmbë” (1984) apo roli i Albertos te “Gjeneral Gramafoni” (1977).
Gulielm Radoja do të kujtohet gjithmonë përmes syve të tij, të cilët janë përdorur si detaj skenik në shumë filma. Ai ishte një aktor me një profil tejet të veçantë, sepse diti të ndërtojë karaktere mjaft të spikatur ku shumica kanë qenë role kryesore, të vlerësuara edhe me çmime.
Për veprimtarinë e shkëlqyer artistike ai qe nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”