UEFA ka zgjedhur si golin më të bukur atë të Kristjan Asllanit në duelin ndaj Ishujve Faroe, ku Kombëtarja shqiptare triumfoi me rezultatin 1-3. “Goditja brilante e Kristjan Asllanit është goli i këtij raundi”, shkruhej në postimin e UEFA-s.
Për të dytën javë rradhazi zgjidhet goli i një futbollisti shqiptar si më i miri, pra pas atij të Jasir Asanit kundër Moldavisë, këtë javë u zgjodh ai i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe!!!