“Beethoven and the French Revolution” e Fan Nolit

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 21 qershor 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution”.
Figura poliedrike e Nolit do të fokusohej në vitet ’30 në një spektër tjetër përpjekjesh krijuese, në atë të muzikologjisë. Para se të shtypej për botim, monografia “Bethoveni dhe revolucioni francez”, u mbrojt prej Nolit si tezë studimi në gusht të vitit 1939, në Kolegjin e muzikës të Universitetit të Bostonit. Përmes këtij studimi, Noli mori gradën shkencore të shkallës së  parë në muzikë. Me këtë publikim, Noli mbrojti argumentin se Revolucioni Francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit.
21 qershori shënon edhe festën Ndërkombëtare të Muzikës. Në 1981 Ministria e Kulturës së Francës e caktoi këtë datë që festohet në rreth 110 vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here