Shqipëri – Moldavi në 20:45 Ja rrugët që do bllokohen sot

Sot, duke filluar nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës deri te Stadiumi;

Rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Dervish Hima”, nga ambasada e SHBA-së deri te Stadiumi;

Rruga “Asim Zeneli”, nga ambasada e SHBA-së” deri te Stadiumi;

Rruga “Themistokli Gërmenji”;

Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Stadiumi;

Rruga “Mustafa Matohiti”, nga shkolla “Kosova” deri te Stadiumi;

Rruga “Jul Variboba”, nga posta deri te Stadiumi;

Rruga “Gjergj Filipi”;

Rruga “Lekë Dukagjini”, nga ish Garda deri te Stadiumi;

Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te Stadiumi.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here