99 Vjet Revolucioni Demokratik i Qershorit/ Qeveria e Nolit

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 16 qershor 1924, formohet qeveria e kryesuar nga Fan Noli, në Tiranë.

Revolucioni Demokratik i Qershorit, ka edhe mbështetjen e Faik Konicës, i cili në gazetën “Dielli”, botim i Federatës panshqiptare “Vatra”, në Amerikë, pasqyron ngjarjet kryesore që ndodhin në Shqipëri. Shkrimet e Konicës mbështesin Fan Nolin e Stavro Vinjaun dhe kritikojnë ashpër, në këtë periudhë, Ahmet Zogun dhe gjithë klasën politike shqiptare për “korrupsion dhe injorancë”.

Më 16 qershor, Sotir Peci, i vetmi anëtar i Këshillit të Lartë, cakton Fan Nolin, peshkopin e Durrësit, si kryeministër dhe e fton të krijojë qeverinë e re.

Programi me 20 pika i qeverisë së Nolit për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, përmban: çarmatimin e përgjithshëm dhe pa përjashtim të popullsisë; rivendosjen e qetësisë, rregullit dhe pushtetin e ligjit; lartësimin e rolit të shtetit; “shrranjosjen e feudalizmit, shlirim i popullit dhe vendosje definitive e demokratis në Shqipni”; reduktim të burokracisë, ulje e numrit të të punësuarve në administratën shtetërore, emërimin e tyre në bazë të aftësive, moralit e patriotizmit, sigurimi i të drejtave dhe detyrave të nëpunësit të shtetit nëpërmjet ligjit; organizim me kompetencë të komunave për të përmirësuar gjendjen e katundeve dhe të katundarëve; kursime në buxhet; ndryshim të sistemit të taksave, me synim që popullit të lehtësohet sa më shumë; lehtësira në hyrjen e kapitalit të huaj dhe mbrojtje e organizim të kapitalit të brendshëm; rritje të prestigjit të shtetit shqiptar në botën e jashtme; pavarësi të gjyqësorit dhe reforma radikale në legjislacion; organizim më të mirë të shëndetësisë dhe të arsimit; marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet, veçanërisht me fqinjët.

Përbërja e qeverisë

  1. Fan Noli – kryeministër
  2. Sulejman Delvina – ministër i Punëve të Jashtme
  3. Kasëm Qafzezi – ministër i Luftës
  4. Luigj Gurakuqi – ministër i Financave
  5. Stavro Vinjau – ministër i Drejtësisë / Arsimit
  6. Qazim Koculi – ministër i Punëve Botore dhe Bujqësisë
  7. Xhemal Bushati – ministër pa portofol

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here