Në konferencën e përjavshme për shtyp, në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh edhe mbi hapjen e negociatave për Shqipërinë për statusin e vendit kandidat.
Ndonëse ai uroi që kjo të ndodhë, ndonëse qeveria Rama nuk ka përmbushur asnjë kusht, rikujtoi edhe një ngjarje të ndodhur kur Kryeministri Rama fitoi zgjedhjet për herë të parë, sipas informacioneve dhe dëshmitarëve që ai thotë se disponon.
“U nis në një nga takimet e tij më të turpshme për në Angli, pasi fitoi zgjedhjet. Dhe kë takoi thoni ju?
As Ministrin e Jashtëm, as Kryeministrin, por kërkoi takim me Drejtorin për Ballkanin në Foreign Office.
Zotëri i tha ai, mua nuk ma lejon protokolli. Ju jeni Kryeministër. Juve ju pret Ministri, jo une takimin e kam me ju, këmbëngulte Rama. Këtu ka dëshmitare.
Drejtori i nderuar shkoi ta takonte në hotel. Dhe ç’i kërkoi thoni ju?
Na e shtyni statusin e vendit kandidat për 6 muaj që të mos kuptohet se po merret për shkak të qeverisë së Berishës.
Drejtori u skandalizua e i tha diplomatit tonë atje.”,
u shpreh Berisha.