Italia mblidhet për lamtumirën e fundit për Silvio Berlusconin: në Katedralen e Milanos po kremtohet funerali shtetëror për burrin e shtetit që vdiq dy ditë më parë në moshën 86-vjeçare.
Ditë zie kombëtare dhe një javë ndërprerje e punës së Kuvendit. Trupi do të digjet dhe hiri do të ruhet në kapelën e familjes në Arcore.
Duartrokitje të forta përshëndetën makinën e varrimit me arkivolin e Silvio Berlusconit në Piazza Duomo në Milano.