Aktivisti Erges Eskiu ndan eksperiencën e tij të hidhur në lidhje me agjencitë turistike shqiptare, dhe u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve dhe ofertave të guidave turistike. Statusi në rrjetet e tij sociale:
“Udhetimi ishte nje torture e vertete dhe pergjegjesit e pare jane agjensia turistike ATHS bashke me ato qe kam permendur ne video te cilat bashkeveprojne me kete agjenci per ture turistike.
Ne kushtet ku drejtesia nuk funksionon ne Shqiperi e per fat te keq nuk e gjetem as ne Itali ne lidhje me kompanine e fluturimit, ne kushtet ku askush nga pjesetaret e grupit nuk besonin se do te gjenin drejtesi u premtova se do e postoja ne rrjet me besimin se do te marre shperndarje dhe mund te shpetojme shume njerez te tjere te cilet kane deshire te vizitojne qytete te Europes e jo vetem, por per faktin se kane veshtiresi me orientimin ne nje vend te huaj, zgjedhin te udhetojne me agjensi turistike, te mos bien pre e mashtrimeve. Per mua te mos udhetojne me agjensi turistike, por me ndonjerin prej femijeve, ose nje grup miqsh mund t’ia dilnin shume mire duke marre informacion paraprak se ku do shkojne e cfare ka per te vizituar.
Atehere po filloj t’ju tregoj mashtrimet dhe kalvarin e gjate te pakenaqesive te cilat rriteshin derisa u kthyhen ne revolte ndaj agjensise, kompanise se fluturimit dhe ndaj drejtuesve te aeroportit Fiumincino.
Agjensia nuk tregoi deri 12 ore para udhetimit se hotelet do te ishin me
4 yje 1 nate dhe 3 yje 2 nete dhe qe keto hotele ishin shume larg, tmerresisht larg qendrave urbane.
Njoftimi per hotelet u be veç diten e fundit ne menyre qe shumica te mos kontrollonin per hotelet duke qene se do ishin duke u marre me pregatitjet per udhetim dhe kryesorja qe askush qe mund te kontrollonte per hotelet te mos kishte mundesi te anullonte dhe te merrte pagesen mbrapsht.
Ne njoftim thuhej:- e detyrueshme qe prezenca fizike ne aeroportin e Nene Tereza, te ishte 3 ore para nisjes pasi ne te kundert agjensia nuk mbante pergjegjesi nese pjesetaret e grupit nuk hipnin ne avion. Çudi, por agjensia m’u pergjigj se ka prerje biletash me ate avion me shume se numri i vendeve qe ka avioni. E çuditshme perseri edhe kjo, por ne fund rezultoi e pavertete pasi avioni kishte disa vende bosh.
Agjensia na tha gjithashtu se atje do ju prese “guida” jone me tabelen e ATHS.
Shkojme ne Rinas, fiks 2 ore e 55 minuta dhe telefonoje guiden. Me pergjigjet djali pergjumesh e me thote:- Miremengjes. Ok shume mire. Une jam ne shtepi, tani po nisem. Per gjysem ore jam aty. Me prisni aty.
Kur erdhi u lidha nepermjet telefonit sepse nuk shikoja askend me tabele ATHS edhe pse kishin kaluar 40 minuta nga ora qe ai do duhej te ishte ne aeroport.
Zbresim ne Pisa.
Serish djali i guides, nuk kishte tabele per te orientuar pjesetaret e grupit se ku duhet te leviznin.
Gjithsesi e gjeta rastesisht duke mbajtur shenim me plus per udhetaret qe duhej te drejtonte. -Shkoni drejt sapo del, djathtas eshte autobuzi qe po ju pret.
Nuk pati udhezim me prisni te dera kryesore dhe do vini pas meje pasi dikush apo disa mund te mos e gjenin autobusin duke qene ne nje vend te ri e te huaj e prej veshtiresise ne orientim mund te ngaterrohesh dhe nuk arrin ta gjesh autobuzin dhe keshtu ndodhi.
4 pjesetare te grupit qe zbriten ne Pisa nuk e gjeten autobuzin dhe guida vendosi t’i linte aty.
-Ata kater le te vijne vete ne Firence se nuk mund te presin 44 vete per 4 vete.
Thirrjeve tone per t’i pritur sepse ai vete ishte pergjegjes per ta, guida iu pergjigj me fjalet:- do vazhdojme programin ne, se kemi shume gjera per te bere e nuk mund t’i presim.
Pra ishte faji i tij, qe nuk kishte nje tabele ne dore a flamur, per orientimin e te gjitheve, por serish i ka 4 turiste ne aeroport.
Ndalojme per te pare Pizen.
Gjate rruges na u tha se do qendrojme 2 ore ne Pisa, por si perfundim, guida dhe shoferi rrane dakord qe qendrimi ne Pisa te ishte vetem 35 minuta. Kush nuk vjen ne oren 11, le te vije vete ne Firence si ata kater te tjeret.
Mberrijme ne Firence. Ketu do rrijme vetem 5 ore sepse duhet te shkojme ne hotel, i cili eshte gati, por nuk eshte ne Firence, eshte ne autostrade gjate rruges per Rome. Do e kemi me afer Romen.
Hopaaa, mashtrimi nr. dy i agjensise qe kish organizuar udhetimin turistik.
Kishim lexuar qe fjetja e pare ishte ne Firence, e dy te tjerat ishin ne Rome, por tashme e para jo. Ishte 130 km larg Firences, ne Chianciano, nje qyteze praktikisht e vdekur. Nuk te shikonte syri njeri, dyqanet ishin pothuaj te gjithe mbyllur edhe pse dite e premte, ora 19. Nje qyteze e paster, e mbushur me hotele prane Montepulcianos, por nje “Ghost City” i vertete.
Hoteli pastaj ishte si shtepite e pionereve te Shqiperise para viteve 90”.
Na ishte thene se do te ishte me
4 yje dhe ne Firence, por ishte veçse nje mashtrim i rende.
Te nesermen nisemi per Rome. Praktikisht na u la veç 3.5 ore per te vizituar Vatikanin dhe zonen rreth tij, pra, mund vetem t’ia beje nje “tahh” e te hipje serish ne autobus sepse suhej te shkonim ne hotel sepse atje ishte gjithçka gati dhe na prisnin. Ne nderkohe shumica e pjesetareve te grupit Vatikanin dhe objektet perreth e muzete i pa vete aq sa mundi, sepse guiden nuk e pane me deri sa erdhi orari per te hyre ne autobus.
Nisemi. Hoteli ishte 1 e 10 minuta larg Romes me autobus. Praktikisht ne kembe s’kishe asnje shance te ktheheshe per te kaluar oret e mbremjes.
Shkuam ne “hotelin” me 3 yje. Ishte ora 18:30 dhe ne gjithe rezidencen ishin vetem dy punonjes. Nje recepsionist dhe nje kamarier.
Nje recepsionist atipik, me gjuhe ironike, fodull dhe qe me fodullekun dhe paaftesine e vet kalonte ne arrogance dhe me pas frikohej duke treguar se aty ishim ne Itali dhe nese te bertiturat tona kalonin edhe ne kercenime per ndonji grusht ballit ai do telefonte policine sepse nuk ishim ne Shqiperi dhe policia do mbronte shtetasin e saj dhe jo turistet.
Lokal ku mund te hanim darken nuk kishte, internet jo e jo. Kamarieri ishte veç per te sherbyer ndonji kafe.
Sapo hapem dhomat, pothuaj te gjithe ndjeme arome myku. Ato dhoma kishin te pakten 1 muaj, pa patur bujtes brenda, ç’ka vertetonte ate qe pame sapo hyri autobusi brenda rezidences. Agjensia na kish çuar ne nje hotel, i cili ishte me i liri i mundshem ne Rome, por qe praktikisht ishte 27 km larg qendres se Romes. Praktikisht, te shkosh per te vizituar Beratin, por te flesh ne Karbunare. Na u desh te benim 3 km ne kembe vajtje-ardhje per ne marketin me te afert per te blere diçka per te ngrene darken dhe ne nje rruge te rrezikshme, pasi nuk kish trotuar dhe makinat leviznin me 50,60-80 km/ore.
Kerkuam shpjegime nga djali i guides dhe agjensia, por asnje shpjegim dh asnje perpjekje per te gjetur zgjidhje qe te nesermen te kishim je vend serioz per te qendruar e fjetur.
Kishim ardhur per te pushuar, jo per te gjetur torturen me parate tone.
Fyerje e madhe per te cilen e deshmon edhe kjo video e cila eshte bere ne moment frustrimi e revolte.
Kishim paguar saç na kishin kerkuar, jo pak, 400 euro per person, per 4 dite dhe hotelet ishin shume larg atyre qe priteshin.
I drejtohem djalit te guides duke i thene:
-Djale, nuk kam ardhur me femije te vogel per aventure ketu, por per te pushuar. Te jete per aventure, shkoje me nusen nga Thethi ne Valbone ne kembe une, jo te vij ketu. Na gjeni zgjidhje per meser mdryshe do ju hap probleme.
Ja te flase, por nuk besoj se do behet gje. Te nesermen i njejti itenerar. Kishim 6 ore per te vizituar Romen ku do kishim shume kohe perpara, por si perfundim qelloi te ishin vetem 6 ore me nje guide, qe mermeriste dy-tre gjera dhe me pas thoshte. Une po iki, ju pres ne filan vend. Nje guide te cilin duhej ta ndiqje me vrape se ne te kundert te ikte nga syte dhe nuk kishe ku e si te orientoheshe.
Diten e hene, shkojme ne Fiumiçino. Kur kalojme skanerin, shohim se aeroplani do te vonohej me me 2 ore e 55 minuta per nisje.
Kur erdhem ne Shqiperi mesuam se kompania Wizz Air kish nxjerre njoftim qysh ne oren 18:30 se udhetimi do te shtyhej me 12 ore, por neve kurre nuk na derguan mesazh a njoftim me e-mail, vetem e vetem qe te mos na demshperblenin.
Kur po afronte ora e hyrjes ne avion, del ne tabele elektronike se udhetimi u shty me 30 mimuta te tjera. Atehere plotesova formular online per vete dhe per tre zonja qe te demshperbleheshim nga kompania.
Shkojme me pas per te kaluar/vulosur pasaportat dhe zbresim poshte te porta e fundit.
Hyrja nuk po fillonte dhe na genjyen duke na thene se hyrja ne bord, nuk po fillon prej kohes se keqe.
Filluam te kerkonin llogari pasi shiu kisjte pushuar.
Pasi kuptuan se situata po agravinte pasi ishin rreth 200 njerez qe prisnin per t’u nisur prej 6-8 oresh, vendosen ta hapnin, por kishin pregatitur nje kurth.
Kaluam me autobusin e pare dhe hipen ne avion. Me
Pas erdhi autobusi i trete. Tashme ne bordin e avionit ishin 72 vete. Ishin te pkten edhe dy autobus me pasagjer per te ardhur, mirepo i treti nuk po vinte. Presim 30-40 minuta dhe lodhja po ndihej, por disa po kuptonin e po shprehnin se ka diçka qe nuk shkon?!
Dhe vjen nje autobus, pooor ishte bosh.
Vjen menjehere autobusi i dyte dhe u kuptua. Ishin te dy bosh dhe kishin ardhur per te na marre ne mbrapsht. Fillojme t’i bertasim kapitenin dhe pjesetareve te tjere te ekuipazhit duke i thene se nuk levizim qe ketu. Na çoni urgjent ne shtepi.
Justifikimi i ture banal ishte se disa pasagjer, kane probleme me biletat per te kaluar dhe duke qene se ata nuk vijne as ju nuk do ikni.
Me pas na thane se jane 18 persona me
shume se vende ka avioni ndaj autoriteti aeroportual ka vendosur qe askush te mos fluturoje sepse nuk e ndajme dot se kush duhet te hipi e kush duhet te qendroje ne aeroport.
Check In ishte bere per te gjithe perderisa kishin kontrolluar çantat dhe kishin vulosur pasaportat, por kompania kishte bllokuar disa bileta per te nxjerre preteksin se kane disa udhetare problem me biletat, por ne fakt ishte vetem per te marre kohe.
Na zbriten duke thirrur policine dhe policia italiane ne vend se te ishte ne krahe te udhetareve erdhi per te mbrojtur ekuipazhin duke pritur qe te zbrisnim te gjithe jashte.
Me tu kthyer ne porten hyrese shpertheu revolta duke kerkuar llogari per anullimin e udhetimit.
Ju kerkuam te ma sillnin ushqim per femijet dhe per vete, batanie per te qene ngrohte, medikamente per femijet, por kompania Wizz Air, na mundesoi veç nje kroasante dhe kafe e asgje me teper. Na perdoren duke futur nje pjese ne avion dhe nje pjese i lane brenda aeroportit vetem per te shyre oret pa dhene nje sqarim zyrtar se udhetimi eshte shtyre me 12 ore, vetem e vetem qe te mos te shkonin njerezit ne hotel per te fjetur sepse do duhej qe kompania ajrore do te demshperblente me teper para.
12 ore u perpoqen te menaxhonin tensionin e pasagjereve dhe i lane te torturoheshin ne karriket e Fiuminçinos.
Pertej fotove te realizuara per te patur kujtime te bukura nga Italia me deshiren e mire per te gjetur emocion e kenaqesi, per te fiksuar çaste te bukura nga nje udhetim qe e ke paguar, nuk ta kane dhene falas, por e ke paguar dhe jo lire, per te kaluar me qetesi te pakalueshmen per t’u rikthyer e per te qendruar me gjate ne ate vend mashtruesit nuk te lene te qete.
Ajo cfare mesova dhe ju sygjeroj edhe juve.
Mos udhetoni me agjensi turistike sepse ju mashtrojne. Nuk kane edukate per t’i sherbyer klienteve te tyre dhe jane mashtrues. Se dyti, nese doni te udhetoni per qejf, mos merrni kurre WizzAir per te udhetuar. Do paguani pak me teper, por do keni me teper seriozitet.”