Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

Kjo Ditë është sanksionuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)  e nisur për herë të parë në vitin 2002 që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe aktivizmin për të parandaluar punën e fëmijëve. Ajo u nxit nga ratifikimi i Konventës nr. 138  të ILO-s për moshën minimale për punësim dhe Konventës nr. 182 të ILO-së për format më të këqija të punës së fëmijëve.

Kjo Ditë mbledh së bashku qeveritë, autoritetet lokale, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare, punëtorët dhe punëdhënësit për të vënë në dukje problemin e punës së fëmijëve dhe për të përcaktuar udhëzimet për të ndihmuar punëtorët fëmijë.

Sipas të dhënave të ILO-s, qindra milionë vajza dhe djem në mbarë botën janë të përfshirë në punë që i privon ata nga marrja e arsimit, shëndetit, kohës së lirë dhe lirive themelore, duke shkelur në këtë mënyrë të drejtat e tyre. Nga këta fëmijë, më shumë se gjysma janë të ekspozuar ndaj formave më të këqija të punës së fëmijëve, të cilat përfshijnë punën në mjedise të rrezikshme, skllavërinë ose forma të tjera të punës së detyruar, aktivitete të paligjshme si trafikimi i drogës, prostitucioni, si dhe përfshirja në konflikte të armatosura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here