Mali i Zi rrit pensionet? Abazović: Mbi 400€ pensioni mesatar

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović ka vendosur rritjen e pensioneve për popullsinë më të vjetër, ku shprehet se pensioni mesatar do të jetë mbi 400€.

“Qeveria vendosi rritjen e pensioneve – pensioni mesatar mbi 400 euro

📈 Pensionet do të rriten me rreth 8.5%. Po mendojmë për popullsinë më të vjetër!

Rreth 40 mijë shfrytëzues që marrin pensionin minimal pas rritjes do të kenë një pension prej rreth 282 €.

Pensioni mesatar do të shkojë nga 375€ në 405€ deri në fund të vitit 2023. Ata presin edhe dy harmonizime, pra pensioni mesatar do të jetë rreth 470€.

Qeveria kujdeset për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Me guxim – ne jemi në rrugën e duhur!” u shpreh në rrjetin e tij social Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here