Kampionati Europiani Seksit në Suedi

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport.

“Ashtu si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara në seks kërkon stërvitje. Prandaj, është e logjikshme që njerëzit të fillojnë të garojnë edhe në këtë aspekt”, ka shpjeguar në Dragan Bratych, president i Federatës Suedeze të Seksit, e cila organizon Kampionatin Evropian të Seksit, i cili do të mbahet në Goteborg nesër më 8 qershor.

Në Kampionatin Evropian të Seksit, pjesëmarrësit do të garojnë në 16 disiplina për 6 javë.

Secili prej akteve do të zgjasë nga 45- 60 minuta dhe pjesëmarrësit duhet të konkurrojnë deri në 6 orë në një ditë.

20 persona nga vende të ndryshme pritet të konkurrojnë dhe fituesit e ngjarjeve do të vendosen nga një panel gjyqtarësh me  5 – 10 pikë.

Në garë, pjesëmarrësit mund të fitojnë pikë shtesë duke me njohuritë e tyre teorike për Kamasutrën.

“Inkorporimi i orientimit seksual si pjesë e taktikave sportive do të jetë një zhvillim revolucionar midis vendeve evropiane”, thanë organizatorët e Kampionatit Evropian të Seksit.

Pjesëmarrës të konfirmuar në Kampionatin Evropian të Seksit: Selva Lapiedra (Spanjë), Ann Joy (Finlandë), Sexy Lexy (Portugali), Monsieur Lorenzo Viota (Francë), Nek Sinner (Greqi), Matthew Meier (Ukrainë), Barbie Sins (Britania e Madhe ), Mister Riddle (Rusi), Sweet Mery (Kroaci) dhe Mugur (Rumani) janë pjesëmarrësit e konfirmuar deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here