Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi shpalos platformën e tij kundër Sali Berishës.
“U harrua beteja për manipulimin e votës. U premtua proçes demokratik, e sot e kanë bërë lëmsh gjithë strukturën. Zgjedhjet për krerët e degëve, të njëanshme. Nuk u respektua asnjë nga nenet bazë të statutit. Demokracinë në shtëpinë tonë nuk do e presim as nga zoti, as nga ambasadat. Jemi në rrugën e theqafjes, që nuk i prish punë as G99 as Alibeajve. Ose e ndalojme sot së bashku, ose asnjëherë.”,
shprehet Elezi.