Në një ditë si sot “Gruaja Shqiptare”…

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 5 qershor 1933, Shoqata “Gruaja Shqiptare”, dega e Korçës, i kërkon ndihmë Kryeministrisë në mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për ndërtimin e një shtëpie, e cila do të jetë “e përshtatshme për gruan shqiptare, ku kjo të mundet të bëjë punë më të mëdha dhe të dobishme, për përparimin e gruas shqiptare”.

Kjo shoqëri, krahas filialeve anembanë vendit, kishte qendrën e saj të veprimit në kryeqytet, të themeluar në vitin 1927. “Gruaja Shqiptare” ishte themeluar nën patronazhin e Nënës Mbretëreshë dhe kryesohej prej Princeshës Sanije. Disa prej qëllimeve të kësaj shoqërie, të parashtruara në statutin e saj (shih dokumentin), ishin:

a) Të përhapë në gratë shqiptare arsimin me anën e kurseve të rregullushme dhe të luftojë me çdo mjet analfabetizmën e bijës shqiptare;

b) Të hyjë në bashkëpunim me Institutet përkatëse, të luftojë me çdo mjet e me çdo mënyrë sëmundjet shoqërore dhe zakonet e dëmshme të rrënjosura në gratë shqiptare etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here