Dita Ndërkombëtare Anti Duhan

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 31 maj 1987, OBSH-ja shpalli Ditën Ndërkombëtare pa duhan.
Konsumi i duhanit ka pllakosur globin, aq sa të tymosurit ka marrë përmasat e një epidemie që përbën sfidë për politikëbërjen. Qëllimi periodik i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e masave konkrete me qëllim uljen e duhanpirjes.
Më shumë se 8 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit. Numri i duhapirësve ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje që prej përsosjes së industrisë së këtij produkti. Në Shqipëri ka një traditë të hershme të prodhimit të duhanit.
Në foto paraqitet një kartë postale e vitit 1918 nga Shqipëria, ku dallohet një fëmijë që punon si prerës duhani për cigaret e markës “Mjekra e Sulltanit” me pamje nga procesi i grirjes së duhanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here