TAL(L)IA është musa e talljes dhe përqeshjes e cila qesh me fatkeqësitë dhe gabimet e tjerëve.
Qëndron në majë të komedisë dhe satirës së ligë.
Monti shkruan: “e Talia che l’error flagella e ride”
“Talia, e cila atij që gabon apo rrëshket i bie me kamxhik dhe qesh “
Thonë se etimologia vjen nga helenishtja “thalea” = bollëk ose nga greqishte, nga folja : “thallo” = çel, lulëzon.
Kështu mendojnë ata, studjuesit e mëdhenj botërorë të cilët gjejnë çdo fjalë greke edhe pa patur fare lidhje me subjektin për t’i dhënë origjinën nga greqishtja.
Edhe është çudi me këta etimologë që injorojnë gjuhën shqipe edhe pse është e vetmja gjuhë e lashtë e trashëguar gojarisht në gadishullin Ilirik.