Për herë të parë studentët shqiptarë të Universitetit të Harvardit do të kenë mundësi të studiojnë dhe zhvillojnë gjuhën amë. Gjuha Shqipe do të ofrohet si lëndë me zgjedhje.
Këtë lajm e bën të ditur Fatos Limani, pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard:
“Sot kam mundësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm përsa i përket Gjuhës Shqipe. Në bashkëpunim me kolegët tanë këtu, kemi arritur të prezantojmë dhe të fusim si lëndë me zgjedhje Gjuhën Shqipe, në të gjitha nivelet, për studentët e Harvardit. Kursi i Gjuhës Shqipe do të ofrohet përgjatë gjithë vitit, në të tri nivelet- fillestar, të mesëm e të avancuar, në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.”