Mbrëmjen e nesërme, me 10 Maj, Ronela Hajati pritet të përfaqësojë Shqipërinë e para në renditje, në skenën e përvitshme të Eurovizionit.
Ajo që vihet re gjatë gjithë këtyre ditëve ne mediat shqiptare, është një “kryqëzim” i këngëtares, pas vendimit të marrë nga stafi i Eurovision-it
për heqjen e fotove nga faqja zyrtare dhe ndërrimi i koreografisë. I akuzuar shpeshherë si festival politik, duket se kësaj herë i jemi
bindur verbërisht vendimit të stafit, aq sa kemi kryqëzuar përfaqësuesen tonë, po po, doni s’doni ju, përfaqëson Shqipërinë.
Së pari, e gjithë kjo shfryrje ndaj këngëtares që ka shpërthyer këto ditë, çuditërisht nuk ka nisur që në Shqipëri, por pikërisht “atje”.
Pse duhet të na i thonë “të tjerët” se ç’është e mirë profesionalisht dhe estetikisht? Dua të them, e marrim të mirëqenë që është e vërtetë
dhe nuk dua t’i futem fare kësaj pjese, por pse vallë nuk shpërtheu e gjithë kjo histeri që me shpalljen e saj fituese në Festivalin e RTSH-së?
Estetikisht, nuk është “kryqëzuar” ndonjëherë në Shqipëri, e fundja njeriu ka të drejtë të peshojë sa të dojë.
Nuk ju pëlqen veshja? Marrim të mirëqenë që stafi i Eurovisionit ka të drejtë, nuk duket se në Shqipëri qe problem. Ndoshta na është rënduar aq
shumë shija estetike, sa na ka prishur gjykimin.
Së dyti, këto ditë këngëtarja është gjykuar edhe profesionalisht, dhe përsëri u them: “Përse në Shqipëri ju besua shpalljes së vendimit nga juria
e RTSH-së? Do doja vërtet që e gjithë kjo furi kritikash të shpërthente këtu, po të qe e merituar.
Por nga ana tjetër, a është e drejtë që t’i bëhet i gjithë ky “kryqëzim” Ronelës pak përpara performancës? Eurovizioni është “peshë e rëndë” e kjo
e vret emocionalisht. Edhe njëherë, duam, s’duam përfaqëson Shqipërinë, nesër!
Nga Eva PANGO