Dashi
Sigurohuni që të mos ndërmerrni ndonjë rrezik në aspektin emocional dhe as në atë financiar për momentin. Nëse diçka nuk shkon mirë, mos e hiqni dorë dhe kërkoni diku më tej një mundësi tjetër. Mundohuni të analizoni situatat dhe të shihni jo vetëm gabimet e të tjerëve, por edhe tuajat. Parashikoni gjithashtu çdo nevojë ekonomike dhe organizoni shpenzimet tuaja. Një bisedë ose një mundësi biznesi mund t’ju shqetësojë.
Demi
Nëse diçka nuk shkon mirë në sektorin emocional dhe financiar, tregohuni veçanërisht të kujdesshëm dhe mos u tregoni të nxituar në vendime apo veprime. Mundohuni të kuptoni tekat apo problemet e personit që doni. Gjithashtu, nëse tani keni bindjen se diçka nuk është e kënaqshme në marrëdhënien tuaj, mos nxitoni ta ndani atë përpara se të dini vërtet se çfarë dëshiron gjysma juaj. Në biznes mos rrezikoni një gjë të sigurt përpara se të jeni të bindur për diçka vërtet më të mirë.
Binjakët
Lodhja në punë ose mungesa e aktivitetit dhe planifikimit të organizuar ju bëjnë të ndiheni të rraskapitur. Në planin financiar asgjë nuk është e mrekullueshme, veçanërisht nëse keni qenë të pamatur. Në fushën emocionale nuk parashikohet ndonjë ndryshim domethënës. Çdo takim gjatë kësaj periudhe nuk do të rezultojë në ndonjë gjë serioze. Mësoni të “mos i thoni të gjitha” dhe mendohuni nëse e keni tepruar kur shprehni mendimin tuaj për të tjerët.
Gaforrja
Pas një periudhe zhgënjimi, fillon epoka e rindërtimit. Është fakt se shumë gjëra kanë ndryshuar tek ju në mënyrën se si i trajtoni emocionet tuaja dhe se shumë emocione janë tashmë në të kaluarën. Në sektorin financiar do t’ju duhet të jeni mjaft të kujdesshëm dhe konservatorë për një kohë të gjatë, veçanërisht nëse keni krijuar detyrime ose keni marrë përgjegjësi.
Luani
Problemet për shumicën prej jush janë profesionale, veçanërisht nëse jeni në një mjedis të ri pune. Mësoni të mos e humbni qetësinë nëse ju vënë në dyshim vlerën tuaj ose përpiqen t’ju mashtrojnë. Emocionalisht gjërat janë më të vështira. Shmangni konfliktet dhe mos i shtyni të tjerët të marrin vendime për të cilat nuk janë gati. Nëse vërtet kujdeseni për marrëdhënien ose martesën tuaj, luftoni pa ego dhe mund të fitoni.
Virgjëresha
Shmangni grackat që janë krijuar nga një keqkuptim ose sjellja e paarsyeshme e një prej njerëzve tuaj. Organizohuni dhe punoni pa dhënë komente për mjedisin e punës ose njerëzit që ju ndihmojnë.
Emocionalisht, duket se nuk po ndodh asgjë e ndryshme. Problemet apo sjellja e gjysmës suaj mund t’ju rëndojnë për pak kohë, por me pak durim gjithçka mund të rregullohet. Nga ana ekonomike parashikohet përmirësim.
Peshorja
Në këtë periudhë të majit, planifikoni veprimet tuaja dhe jini proaktiv. Gjithashtu, mos lejoni që të tjerët të marrin iniciativa për interesat tuaja. Profesionalisht, gjithçka ka filluar të shkojë më mirë. Relativisht së shpejti fillon një periudhë që do t’ju “ngrejë” shoqërisht dhe financiarisht. Emocionalisht nuk keni probleme reale. Tani mund të rregulloni atë që shkoi keq ose të filloni diçka të re nëse nuk jeni të përkushtuar. Kini kujdes kur vozitni dhe kur mendja juaj largohet nga ajo që po bëni!
Akrepi
Një zhgënjim social i hap rrugën një mundësie të re që ka më shumë gjasa t’ju “mbushë” mendërisht. Nëse keni përjetuar një dështim, mos u dëshpëroni sepse është pikërisht kjo që krijon kushtet për mundësi më të mira që do të shfrytëzojnë kualifikimet tuaja. Megjithatë, rasti i “dështimit” ka pak gjasa për shenjën tuaj të zodiakut, e cila di të luftojë dhe fitojë më mirë se kushdo tjetër. Në planin financiar ka një paqartësi. Sigurohuni që të mos përsëritet.
Shigjetari
Është Mërkuri retrograd që ju ka shumëfishuar përgjegjësitë në fushën profesionale. Jini të durueshëm këtë javë por edhe më pas, sepse ju jep vitalitet, humor dhe një lloj mbiaktiviteti. Kini kujdes të mos ju mbingarkojnë fizikisht. Mos u stresoni aq shumë dhe bëni të tjerët të marrin përgjegjësi. Ata mund të mos bëjnë gjithçka në mënyrë perfekte, por ju do të keni mundësi të qetësoheni. Shumë prej jush do të përballen edhe me një “konfuzion” të vogël në emocionet tuaja.
Bricjapi
Për një kohë të gjatë do t’ju duhet të tregoni mirëkuptim përsa i përket ndjenjave tuaja. Nuk ju fsheh se ekziston rreziku që të humbisni durimin gjatë ditëve të kësaj periudhe të pafundme që ju ka munduar. Megjithatë, është e sigurt që zgjidhjet janë mjaft afër. Nuk do të ishte ide e keqe t’i kushtoni pak vëmendje shëndetit tuaj. Nuk janë aspak të pamundura shqetësimet që dëshmojnë për lodhje mendore.
Ujori
Nuk mund të them se në sferën emocionale gjërat janë aq të pakëndshme sa ju duken. Nëse nuk do të kishte edhe një lloj egoizmi që ndonjëherë ju çon në gabime taktike apo gjykimi, shumë gjëra tani do të ishin pafundësisht më mirë. Humori juaj shpesh është mjaft i keq dhe sjellja juaj argumentuese është shumë e zhvilluar. Në fushën profesionale, me gjithë vështirësitë, gjithçka është më optimiste. Puna e palodhur dhe durimi janë parakushte thelbësore për të realizuar aspiratat tuaja.
Peshqit
Mungesa e aktivitetit të organizuar dhe planifikimit ju bën të ndiheni të rraskapitur. Ka shumë gjasa që të përballeni me reagime për ambiciet tuaja dhe për më tepër nga njerëzit e mjedisit tuaj familjar. Kjo mund t’ju ngatërrojë për një moment, por mos lejoni që t’ju dekurajojë ose vonojë. Në fushën emocionale gjithçka ka filluar të ecë më mirë. Do ndiheni shumë më të afërt me partnerin/en tuaj dhe asgjë nuk do ju shqetësojë më.